Flash

Mijëra sirianë i largohen Homsit, qyteti i tretë më i madh i vendit

Lapsi.al 7 December 2024
Mijëra sirianë i largohen Homsit, qyteti i tretë më i madh i

Rebelët sirianë njoftuan se kishin arritur qytetin e tretë më të madh të vendit, Homs. Mijëra njerëz iu larguan ndërkaq qytetit, të ndodhur në qendër të Sirisë. Zhvendosja e banorëve u njoftua nga mediat pro-qeverisë dhe nga një organizatë opozitare që po monitoron luftimet.

Më herët të premten, kryengritësit sirianë hynë në dy qytete të tjera, në veri të qytetit të Homsit. Hyrja në Rastan dhe Talbiseh erdhi një ditë pasi forcat e opozitës morën nën kontroll Hamën, qyteti i katërt më i madh në Siri. Ushtria siriane tha se u tërhoq për të shmangur luftimet brenda qytetit dhe për të mos rrezikuar jetën e civilëve.

Kryengritësit, të udhëhequr nga grupi xhihadist Hayat Tahrir al-Sham, ose HTS, patën thënë se do të marshonin drejt Homsit dhe kryeqytetit Damask, ku është e vendosur qeveria e Presidentit Bashar Assad. Qyteti i Homsit, pjesë të të cilit kontrolloheshin nga kryengritësit deri në vitin 2014, është një udhëkryq i rëndësishëm midis Damaskut dhe rajoneve bregdetare të Sirisë, Latakia dhe Tartus, ku zoti Assad gëzon mbështetje të gjerë.

Homsi është provinca më e madhe në Siri dhe kufizohet me Libanin, Irakun dhe Jordaninë. Kryengritësit u gjendën të premten 5 kilometra pranë Homsit, sipas Vëzhguesit Sirian për të Drejtat e Njeriut me bazë në Britani, një grup që monitoron luftën e opozitës.

“Beteja e Homsit është më e rëndësishmja dhe do të përcaktojë se kush do të sundojë Sirinë”, tha Rami Abdurrahman, shefi i grupit.

Media pro-qeveritare Sham FM tha se kryengritësit hynë në Rastan dhe Talbiseh pa hasur në rezistencë. Ushtria siriane nuk ka konfirmuar ende nëse është tërhequr nga qytetet. Agjencia shtetërore e lajmeve SANA citoi një zyrtar ushtarak të paidentifikuar të thoshte të premten se forcat ajrore siriane dhe ruse po sulmojnë kryengritësit në provincën Hama, duke vrarë dhjetëra luftëtarë.

Pas rënies së Hamës, aktivistët e opozitës thanë se mijëra banorë të Homsit që janë besnikë të Presidentit Assad u panë duke shkuar drejt Damaskut dhe rajonit bregdetar. Ministri i Mbrojtjes i Sirisë tha në një deklaratë televizive të enjten vonë se tërheqja e forcave qeveritare nga Hama ishte një masë taktike dhe u zotua për rimarrjen e zonave të humbura.

Gjenerali Ali Mahmoud Abbas tha se kryengritësit, të cilët ai i përshkroi si ekstremistë myslimanë, mbështeten nga vende të huaja. Ai nuk i përmendi vendet, por duket se i referohej Turqisë, e cila është një mbështetëse kryesore e opozitës, si edhe Shteteve të Bashkuara.

"Ne jemi në pozicion të mirë në terren," tha gjenerali Abbas, duke shtuar se tërheqja e ushtrisë siriane nga Hama të enjten ishte "një masë taktike e përkohshme dhe forcat tona janë në hyrje të Hamas". Komentet e tij u bënë përpara se kryengritësit të marshonin në jug të Hamës, duke iu afruar Homsit.

Ofensiva po udhëhiqet nga HTS si dhe një bashkim milicish siriane të mbështetur nga Turqia të quajtur Ushtria Kombëtare Siriane. Marrja e befasishme nën kontroll nga ana e tyre e qytetit verior të Aleppos, një qendër historike biznesi, ishte një fitore e rëndëishme për kundërshtarët e Presidentit Asad dhe rindezi konfliktin që ishte shuar pak a shumë vitet e fundit./VOA

Të këshilluara

Notre Dame rikthehet në normalitet

Katedralja Notre Dame rihap dyert e saj sot, pesë vjet e gjysmë pas zjarrit masiv që shkatërroi majën dhe çatinë e saj dhe pothuajse shkaktoi shembjen e plotë t...

07:57

Nis protesta e Partisë së Lirisë para SPAK

Ka nisur protesta e thirrur nga Partia e Lirisë para Prokurorisë së Posaçme. Në krye të protestuesve janë sekretari i Përgjithshëm i PL-së, Tedi Blushi dhe nënk...

12:32

ide

Haga, si përfundim i një epoke të gjatë yes man-izmi

Nga drama e 16 shtatorit, që po rekemi ta konsumojmë si popujt primitivë me lotë, mallkime, ofshama dhe qurravitje duhet të dimë të nxjerrim një mësim: Këtej e tutje askush nuk do të na rrespektojë, po nuk ditëm të respektojmë vetveten. Sepse verdikti i asaj gjykate të instrumentalizuar erdhi si pasojë e servilizmit tonë të verbër ndaj perëndimit

16:25 Andi Bushati

Gënjeshtra e rezorteve elitare

Në Sazan edhe në Zvërnec qeveria po financon komplekse luksoze banimi që do pasurojnë ndërtues lokal dhe ndërkombëtarë, herë duke i hequr taksat, herë duke i çuar infrastrukturë dhe herë duke privatizuar tokën dhe plazhet publike

13:55 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

18°c

KËMBIMI EURO

91.65

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI