Flash

Kryengritësit sirianë arrijnë në periferi të Damaskut, ofensiva përparon me shpejtësi

Lapsi.al 7 December 2024
Kryengritësit sirianë arrijnë në periferi të Damaskut,

Kryengritësit sirianë kanë mbërritur në periferi të Damaskut në kuadrin e një ofensive që po përparon me shpejtësi, gjatë së cilës ata kanë marrë nën kontroll disa nga qytetet më të mëdha të Sirisë, thanë të shtunën aktivistët e opozitës dhe një komandant rebel. Rami Abdurrahman, i cili kryeson Vëzhguesit Sirian për të Drejtat e Njeriut me qendër në Britani, një grup që monitoron luftën e opozitës, tha se kryengritësit janë tani aktivë në periferitë e Damaskut, Maadamiyahit, Jaramanës dhe Darayas.

Ai shtoi se luftëtarët e opozitës po marshonin të shtunën edhe nga Siria lindore drejt Harastës, në periferi të Damaskut. Një komandant i kryengritësve, Hassan Abdul-Ghani, postoi në aplikacionin e mesazheve Telegram se forcat opozitare kanë filluar të kryejnë “fazën e fundit” të ofensivës së tyre duke rrethuar Damaskun. Ai shtoi se kryengritësit ishin nisur nga Siria jugore drejt Damaskut. Ushtria siriane u tërhoq nga pjesa më e madhe e Sirisë jugore të shtunën, duke lënë më shumë zona të vendit, përfshirë dy qendra rajonale nën kontrollin e luftëtarëve të opozitës, tha ushtria dhe Vëzhguesi Sirian për të Drejtat e Njeriut.

Largimi i trupave nga provincat Daraa dhe Sweida erdhi pasi ushtria e Sirisë dërgoi një numër të madh përforcimesh për të mbrojtur qytetin qendror kyç të Homsit, i treti më i madh i Sirisë, ndërsa kryengritësit i afroheshin periferisë së tij. Përparimet e shpejta nga kryengritësit janë një goditje e rëndë dhe e papritur për presidentin e Sirisë Bashar al-Assad, i cili duket se ka mbetur kryesisht pa përkrahje, pasi aleatët e dikurshëm të tij Rusia dhe Irani janë të anagzhuar në konflikte të tjera, respektivisht në Ukrainë dhe Lindjen e Mesme.

Ofensiva e befasishme filloi më 27 nëntor nën drejtimin e grupit xhihadist Hayat Tahrir al-Sham, ose HTS, gjatë së cilës persona të armatosur pushtuan qytetin verior të Aleppos, më i madhi i Sirisë, dhe qytetin qendror Hama, qyteti i katërt më i madh i vendit.

Grupi e ka origjinën tek Al-Kaida dhe konsiderohet një organizatë terroriste nga SHBA dhe Kombet e Bashkuara. Udhëheqësi i tij Abu Mohammed al-Golani i tha CNN në një intervistë ekskluzive të enjten nga Siria se qëllimi i ofensivës është të përmbysë qeverinë e al-Assadit./ VOA

Të këshilluara

ide

Haga, si përfundim i një epoke të gjatë yes man-izmi

Nga drama e 16 shtatorit, që po rekemi ta konsumojmë si popujt primitivë me lotë, mallkime, ofshama dhe qurravitje duhet të dimë të nxjerrim një mësim: Këtej e tutje askush nuk do të na rrespektojë, po nuk ditëm të respektojmë vetveten. Sepse verdikti i asaj gjykate të instrumentalizuar erdhi si pasojë e servilizmit tonë të verbër ndaj perëndimit

16:25 Andi Bushati

Gënjeshtra e rezorteve elitare

Në Sazan edhe në Zvërnec qeveria po financon komplekse luksoze banimi që do pasurojnë ndërtues lokal dhe ndërkombëtarë, herë duke i hequr taksat, herë duke i çuar infrastrukturë dhe herë duke privatizuar tokën dhe plazhet publike

13:55 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

18°c

KËMBIMI EURO

91.65

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Haga, si përfundim i një epoke të gjatë yes man-izmi

Nga drama e 16 shtatorit, që po rekemi ta konsumojmë si popujt primitivë me lotë, mallkime, ofshama dhe qurravitje duhet të dimë të nxjerrim një mësim: Këtej e tutje askush nuk do të na rrespektojë, po nuk ditëm të respektojmë vetveten. Sepse verdikti i asaj gjykate të instrumentalizuar erdhi si pasojë e servilizmit tonë të verbër ndaj perëndimit

16:25 Andi Bushati

Me sytë katër

PAPARAZZI