Flash

Shërbimi sekret hungarez spiunoi zyrtarët e BE-së

Lapsi.al 6 December 2024
Shërbimi sekret hungarez spiunoi zyrtarët e BE-së

Shërbimi sekret i Hungarisë (IH) ka spiunuar dhe përgjuar zyrtarë evropianë që vizituan Hungarinë midis viteve 2015 dhe 2017. Siç raportohet spiunimi ka qenë i drejtuar kryesisht ndaj anëtarëve të Parlamentit Evropian dhe ndaj hetuesve të Zyrës Evropiane për Luftën kundër Mashtrimit (OLAF).

Gjithashtu gjatë kësaj periudhe, OLAF po hetonte një kompani hungareze në pronësi të dhëndrit të kryeministrit hungarez, Viktor Orban, gjë që shkaktoi shqetësime në Budapest. Ndërkohë IH ka kryer kontrollime të paligjshme në dhomat e hoteleve dhe ka regjistruar biseda telefonike të delegacioneve evropiane. Në disa raste, shërbimi ka marrë të dhëna nga laptopët e tyre, duke ngritur shqetësime për shkeljen e privatësisë dhe sigurisë së institucioneve evropiane.

Ndërkohë, qeveria e Hungarisë nuk ka komentuar për akuzat e ngritura, ndërsa zëdhënësi i kryeministrit, Bertalan Havasi, i ka quajtur raportimet “lajme të rreme”. Hungaria është akuzuar edhe më parë për përgjimin e gazetarëve, aktivistëve dhe kundërshtarëve politikë.

Në vitin 2021, një ligjvënës hungarez pranoi se qeveria kishte blerë një softuer spiunazhi izraelit i njohur për aftësitë j për të përgjuar komunikimet. Këto akuza të reja shfaqen në një kohë kur marrëdhëniet e Hungarisë me Bashkimin Evropian janë përkeqësuar më tej për shkak të vendimeve të diskutueshme politike dhe kritikave mbi standardet demokratike.

“Ne mbetemi të përkushtuar për të kryer misionin tonë, me partnerët tanë operacionalë, me paanshmëri dhe në respekt të plotë të sundimit të ligjit”, tha ai.

Të këshilluara

Alarm në Britani, po vjen stuhia Darragh

Mbrëmjen e së premtes Mbretëria e Bashkuar pritet të goditet nga stuhia Darragh. Sipas mediave të huaja, në ishull është lëshuar një paralajmërim, që u bën t...

16:00

Assadët: Historia e një regjimi

Kur në vitin 2011 mijëra të rinj dolën në rrugë, me Aleppon në krye, për të kërkuar më shumë demokraci dhe drejtësi, Bashar Assad duhet të ketë menduar për para...

18:23

ide

Haga, si përfundim i një epoke të gjatë yes man-izmi

Nga drama e 16 shtatorit, që po rekemi ta konsumojmë si popujt primitivë me lotë, mallkime, ofshama dhe qurravitje duhet të dimë të nxjerrim një mësim: Këtej e tutje askush nuk do të na rrespektojë, po nuk ditëm të respektojmë vetveten. Sepse verdikti i asaj gjykate të instrumentalizuar erdhi si pasojë e servilizmit tonë të verbër ndaj perëndimit

16:25 Andi Bushati

Gënjeshtra e rezorteve elitare

Në Sazan edhe në Zvërnec qeveria po financon komplekse luksoze banimi që do pasurojnë ndërtues lokal dhe ndërkombëtarë, herë duke i hequr taksat, herë duke i çuar infrastrukturë dhe herë duke privatizuar tokën dhe plazhet publike

13:55 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

18°c

KËMBIMI EURO

91.65

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Haga, si përfundim i një epoke të gjatë yes man-izmi

Nga drama e 16 shtatorit, që po rekemi ta konsumojmë si popujt primitivë me lotë, mallkime, ofshama dhe qurravitje duhet të dimë të nxjerrim një mësim: Këtej e tutje askush nuk do të na rrespektojë, po nuk ditëm të respektojmë vetveten. Sepse verdikti i asaj gjykate të instrumentalizuar erdhi si pasojë e servilizmit tonë të verbër ndaj perëndimit

16:25 Andi Bushati

Me sytë katër

PAPARAZZI