Flash

Përplasje të forta mes Blinken dhe Lavrov për Ukrainën në takimin e OSBE-së në Maltë

Lapsi.al 6 December 2024
Përplasje të forta mes Blinken dhe Lavrov për Ukrainën

Ministri i Jashtëm rus Sergey Lavrov u përplas të enjten në mënyrë indirekte me Sekretarin e Shtetit Antony Blinken në takimin vjetor të OSBE-së për sigurinë, duke akuzuar Perëndimin se rrezikon përshkallëzimin e luftës në Ukrainë, por u largua përpara se Blinken dhe ministrat e jashtëm të vendeve të tjera të mund të përgjigjeshin.

Duke folur në takimin ministror të Organizatës për Siguri dhe Bashkëpunim në Europë në Maltë, Lavrov akuzoi Perëndimin për ringjalljen e Luftës së Ftohtë dhe provokimin e një konflikti të drejtpërdrejtë me Rusinë.

Ai tha se veprimet e Shteteve të Bashkuara u nxitën nga dëshira për të “rikthyer NATO-n në qendër të vëmendjes politike”. “Pas turpit në Afganistan, kishte nevojë për një armik të ri të përbashkët”, tha Lavrov gjatë ndalesës së tij të parë në një vend të BE-së që nga fillimi i sulmit në shkallë të gjerë të Rusisë në Ukrainë në shkurt 2022.

Rezultati i kësaj është rimishërimi i Luftës së Ftohtë, por tani me rrezikun shumë më të madh të përshkallëzimit të saj në fazën e nxehtë.”

Sekretari Blinken, i cili foli pasi Lavrov u largua nga salla e takimit, u përgjigj duke fajësuar Rusinë për përshkallëzimin e situatës në rajon, duke vënë në dukje se ministri i jashtëm rus, folësi i katërt në takim, nuk qëndroi për të dëgjuar fjalimet e homologëve të tjerë.

“Le të flasim për përshkallëzimin”, tha Sekretari Blinken, duke përmendur dislokimin e forcave të Koresë së Veriut në Europë, përdorimin e një rakete balistike me rreze të mesme veprimi për të sulmuar Ukrainën, vendimin e Rusisë për të ulur pragun për përdorimin e armëve bërthamore dhe sulmet e Moskës ndaj infrastrukturës energjetike të Ukrainës.

“Lavrov foli për të drejtën sovrane të çdo shteti anëtar për të bërë zgjedhjet e veta”, tha Sekretari Blinken. “Kjo është pikërisht ajo për të cilën bëhet fjalë: të drejtën sovrane të Ukrainës dhe popullit ukrainas për të bërë zgjedhjet e tyre për të ardhmen, jo që ato zgjedhje të bëhen nga Moska”.

Ministri i Jashtëm i Ukrainës Andrii Sybiha, i cili ishte i pari që mbajti fjalimin, doli nga salla ndërsa Lavrov po përgatitej të merrte fjalën. Atij iu bashkuan edhe ministrat e jashtëm të Polonisë dhe Estonisë.

Para se të largohej nga salla, ministri i Jashtëm i Ukrainës, Andrii Sybiha, e quajti homologun e tij rus Sergej Lavrov një “kriminel lufte”.

“Ukraina vazhdon të luftojë për të drejtën e saj për të ekzistuar. Dhe krimineli rus i luftës në këtë tryezë (Lavrov) duhet ta dijë këtë: Ukraina do të ketë sukses dhe drejtësia do të mbizotërojë”.

Kjo ishte vizita e parë të Lavrov në një vend anëtar të BE-së që nga fillimi i sulmit të Rusisë në shkallë të gjerë ndaj Ukrainës në shkurt 2022. Pjesëmarrja e Lavrovit në forume me zyrtarë të lartë perëndimorë ka qenë relativisht e rrallë, megjithëse ai kohët e fundit mori pjesë në Asamblenë e Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara dhe samitin e G20-ës në Brazil.

Zëdhënësja e Ministrisë së Jashtme të Rusisë Maria Zakharova tha se Malta i kishte dhënë asaj vizën për të shoqëruar Lavrovin në këtë takim.

Ministria e Jashtme e Maltës tha se tre vende anëtare të OSBE-së kishin kundërshtuar zgjatjen e vizës për Zakharova, e cila është në listën e personave që u ndalohet udhëtimi në BE. Zoti Lavrov është gjithashtu subjekt i sanksioneve të BE-së, por nuk përballet me ndalim të udhëtimit.

Lavrov mori pjesë në një takim të OSBE-së vitin e kaluar në Shkup të Maqedonisë së Veriut, por Polonia ia refuzoi atij vizën në 2022 vitin për shkak të fillimit të agresionit rus në Ukrainë.

Sekretari Blinken udhëtoi për në Maltë nga Brukseli, ku mori pjesë në takimin e tij të fundit të NATO-s si përfaqësues i administratës së presidentit Biden, të cilës i përfundon mandati më 20 janar. Ministri i Jashtëm i Ukrainës ishte gjithashtu i pranishëm, pasi Ukraina bojkotoi takimin e vitit të kaluar për shkak të pjesëmarrjes së Lavrov.

Reporterët pa Kufij i bënë thirrje OSBE-së të punojë për lirimin e 38 gazetarëve të arrestuar nga Rusia, duke përfshirë 19 ukrainas të arrestuar në territoret e pushtuara në mënyrë të paligjshme nga Moska. Organizata Reporterët pa Kufij tha përmes një deklarate se Rusia vendi i pestë në botë për nga numri i gazetarëve të arrestuar./ VOA

Të këshilluara

Alarm në Britani, po vjen stuhia Darragh

Mbrëmjen e së premtes Mbretëria e Bashkuar pritet të goditet nga stuhia Darragh. Sipas mediave të huaja, në ishull është lëshuar një paralajmërim, që u bën t...

16:00

Assadët: Historia e një regjimi

Kur në vitin 2011 mijëra të rinj dolën në rrugë, me Aleppon në krye, për të kërkuar më shumë demokraci dhe drejtësi, Bashar Assad duhet të ketë menduar për para...

18:23

ide

Një antihero i dëshpëruar i Homerit

Kryeministri ka përdorur mitin antik të Odiseut që nuk joshet nga sirenat, për të përçuar mesazhin se ai do të vazhdojë përpara pa pyetur për protestuesit. Por nëse nuk do e kish njohur veprën e Homerit vetëm përmes ekranizimit, do të kish gjetur tek kjo metaforë gjurmët e një autokrati

16:50 Andi Bushati

Fillimi i fundit të pushtetit të Ramës

Fillimi i fundit mund të jetë mu ky moment, kur piqet bindja e rrëzimit të një kryeministri a qeverie a rendi - pra të një lloj bindjeje se gjërat nuk do të kthehen aty ku ishin para se të fillonte protesta

09:47 Veton Surroi

MOTI TIRANA

33°c

KËMBIMI EURO

94.48

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI