Flash

Nis protesta e Partisë së Lirisë para SPAK

Lapsi.al 6 December 2024
Nis protesta e Partisë së Lirisë para SPAK

Ka nisur protesta e thirrur nga Partia e Lirisë para Prokurorisë së Posaçme. Në krye të protestuesve janë sekretari i Përgjithshëm i PL-së, Tedi Blushi dhe nënkryetarja e kësaj partie politike, Erisa Xhixho.

Siç shihet dhe nga foto protestuesit mbajnë pankarta dhe një banderolë ku shkruhet "Jo drejtësi me regji". Sipas raportimeve në protestë pritet të lexohet edhe një mesazh i presidentit të Partisë së Lirisë.

Bëhet me dije se avokati i Metës, Genc Gjokutaj do të depozitojë kallëzim penal për policët që arrestuan kreun e PL-së. Deputetja e Partisë së Lirisë Monika Kryemadhi nuk do të jetë në protestë.

Të këshilluara

ide

Haga, si përfundim i një epoke të gjatë yes man-izmi

Nga drama e 16 shtatorit, që po rekemi ta konsumojmë si popujt primitivë me lotë, mallkime, ofshama dhe qurravitje duhet të dimë të nxjerrim një mësim: Këtej e tutje askush nuk do të na rrespektojë, po nuk ditëm të respektojmë vetveten. Sepse verdikti i asaj gjykate të instrumentalizuar erdhi si pasojë e servilizmit tonë të verbër ndaj perëndimit

16:25 Andi Bushati

Gënjeshtra e rezorteve elitare

Në Sazan edhe në Zvërnec qeveria po financon komplekse luksoze banimi që do pasurojnë ndërtues lokal dhe ndërkombëtarë, herë duke i hequr taksat, herë duke i çuar infrastrukturë dhe herë duke privatizuar tokën dhe plazhet publike

13:55 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

18°c

KËMBIMI EURO

91.65

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI