Flash

Komisioni i Venecias shqyrton sot mandatin e Olta Xhaçkës

Lapsi.al 6 December 2024
Komisioni i Venecias shqyrton sot mandatin e Olta Xhaçkës

Në seancën e sotme plenare Komisioni i Venecias do të shqyrtojë kërkesën e kryetares së Kuvendit Elisa Spiropali nëse "Gjykata Kushtetuese mund të imponojë një deputet se si duhet të votojë". Komisioni i Venecias merr sot në shqyrtim mandatin e Olta Xhaçkës.

Kërkesa u përcoll në shtator të këtij viti nga kryetarja e Kuvendit, Elisa Spiropali drejtuar Presidentes së Komisionit të Venecias, Claire Bazy Malaurie pas votimit të socialistëve në seancën e 13 shtatorit 2024 ku me votë deputetët socialistë penguan për herë të tretë kalimin në Gjykatën Kushtetuese të çështjes së mandatit të deputetes socialiste, ish-Ministres së Jashtme Olta Xhaçka.

Në ndryshim nga dy rastet e mëparshme, socialistët në atë seancë abstenonin në shumicë (65 vota) dhe vetëm 9 votuan kundër. Ndërkohë një mision faktmbledhës u caktua nga komisioni për të dëgjuar palët.

Kryetarja e Kuvendit iu drejtua Komisionit të Venecias një letër për të marrë opinion nëse Gjykata Kushtetuese mund të imponojë një deputet se si duhet të votojë. Opinioni nga Komisioni i Venecias kërkohet për të qartësuar sjelljen me rastet që do të pasojnë, për të shmangur një tjetër përplasje mes dy institucioneve më të larta të shtetit shqiptar, Gjykatës Kushtetuese dhe Kuvendit.

Ndërkohë dje në seancë parlamentare, kreu i grupit parlamentar të PD-së, Gazment Bardhi akuzoi kryetaren e parlamentit se po mbante të fshehur draft opinionin e komisionit të Venecias dhe se nuk kishte ftuar pjesëtarë të opozitës të ishin pjesë e grupit që do të jenë sot në Komisionin e Venecias. Spiropali në replikë tha se nuk e kishte shpërndarë draftin pasi nuk ishte publik dhe se opozitën nuk e kishte ftuar se pasi këta të fundit i kishin refuzuar ftesat

Të këshilluara

Këmbimi valutor 6 dhjetor, 2024

Në tregun e këmbimit valutor shqiptar sot euro do blihet me 97.9 lekë dhe do shitet me 98.6 lekë. Një dollar do blihet me 92.4 lekë dhe do shitet me 93.6 lekë. ...

08:26

Parashikimi i motit për diten e sotme

Alternime kthjellimesh dhe vranësirash do të karakterizojnë kushtet e motit në territorin shqiptar, ku më të theksuara vranësirat në zonat veriore dhe Jugperënd...

07:54

ide

Haga, si përfundim i një epoke të gjatë yes man-izmi

Nga drama e 16 shtatorit, që po rekemi ta konsumojmë si popujt primitivë me lotë, mallkime, ofshama dhe qurravitje duhet të dimë të nxjerrim një mësim: Këtej e tutje askush nuk do të na rrespektojë, po nuk ditëm të respektojmë vetveten. Sepse verdikti i asaj gjykate të instrumentalizuar erdhi si pasojë e servilizmit tonë të verbër ndaj perëndimit

16:25 Andi Bushati

Gënjeshtra e rezorteve elitare

Në Sazan edhe në Zvërnec qeveria po financon komplekse luksoze banimi që do pasurojnë ndërtues lokal dhe ndërkombëtarë, herë duke i hequr taksat, herë duke i çuar infrastrukturë dhe herë duke privatizuar tokën dhe plazhet publike

13:55 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

18°c

KËMBIMI EURO

91.65

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI