Flash

Ish-kryeministri pakistanez kërcënon me mosbindje civile

Lapsi.al 6 December 2024
Ish-kryeministri pakistanez kërcënon me mosbindje civile

Ish-kryeministri i burgosur i Pakistanit, Imran Khan, u ka bërë thirrje mbështetësve të tij që të mbajnë një tubim javën e ardhshme dhe ka kërcënuar se do të nisë një lëvizje të mosbindjes civile, disa ditë pasi partia e tij udhëhoqi një marsh vdekjeprurës protestues në Islamabad.

Në një postim në X, Khan u kërkoi mbështetësve të tij që të mblidhen më 13 dhjetor në qytetin veriperëndimor të Peshavarit, kryeqytetit të provincës Kiber Pakhtunkva, që udhëhiqet nga partia e tij, Pakistan Tehrik-e Insaf (PTI).

Ai kërkoi që të kryhet një hetim për shtypjen e marshit protestues të 25 nëntorit, kur u vranë të paktën 12 mbështetës të tij dhe për dhunën e 9 majit të vitit të kaluar, kur u vranë tetë persona. Ai po ashtu kërkoi lirimin e të gjithë të arrestuarve, që ai i cilësoi si të arrestuar politikë.

“Nëse këto dy kërkesa nuk plotësohen, një lëvizje e mosbindjes civile do të nisë nga 14 dhjetori dhe Qeveria do të mbahet përgjegjëse për çdo pasojë”, tha Khan.

Qeveria pakistaneze mohon se gjatë protestës së 25 nëntorit kanë vdekur mbështetës të Khanit dhe thotë se ata kanë sulmuar instilacionet ushtarake më 9 maj të vitit të kaluar.

Autoritetet kanë raportuar se disa anëtarë të forcave të sigurisë janë vrarë gjatë protestave në nëntor.

Një ditë më herët, ndaj Khanit është ngritur akuzë për udhëheqjen e sulmeve të 9 majit. Ai është deklaruar i pafajshëm.

Aktakuza është një prej dhjetëra rasteve të ngritura ndaj ish-kryeministrit 72-vjeçar, i cili gjendet në burg që nga viti i kaluar.

Ai dhe partia e tij thonë se rastet penale janë të stisura, me qëllim që ta mbajnë Khanin jashtë politikës me urdhër të ushtrisë, pasi ai prishi raportet me gjeneralët e ushtrisë para se të rrëzohej nga pushteti më 2022. Ushtria e Pakistanit ka mohuar këto akuza./REL

Të këshilluara

Nis protesta e Partisë së Lirisë para SPAK

Ka nisur protesta e thirrur nga Partia e Lirisë para Prokurorisë së Posaçme. Në krye të protestuesve janë sekretari i Përgjithshëm i PL-së, Tedi Blushi dhe nënk...

12:32

ide

Haga, si përfundim i një epoke të gjatë yes man-izmi

Nga drama e 16 shtatorit, që po rekemi ta konsumojmë si popujt primitivë me lotë, mallkime, ofshama dhe qurravitje duhet të dimë të nxjerrim një mësim: Këtej e tutje askush nuk do të na rrespektojë, po nuk ditëm të respektojmë vetveten. Sepse verdikti i asaj gjykate të instrumentalizuar erdhi si pasojë e servilizmit tonë të verbër ndaj perëndimit

16:25 Andi Bushati

Gënjeshtra e rezorteve elitare

Në Sazan edhe në Zvërnec qeveria po financon komplekse luksoze banimi që do pasurojnë ndërtues lokal dhe ndërkombëtarë, herë duke i hequr taksat, herë duke i çuar infrastrukturë dhe herë duke privatizuar tokën dhe plazhet publike

13:55 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

18°c

KËMBIMI EURO

91.65

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI