Flash

Seanca plenare/ Bardhi kërkon interpelancë me Ramën

Lapsi.al 5 December 2024
Seanca plenare/ Bardhi kërkon interpelancë me Ramën

Ka nisur seanca e sotme plenare në Kuvend. Kreu i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike, Gazment Bardhi ka kërkuar të përfshihet në rend dite interpelanca e kërkuar nga opozita me kryeministrin Edi Rama lidhur me pagesën prej 110 milionë eurosh për Francesco Becchetin.

Kryetarja e Kuvendit, Elisa Spiropali tha nga ana tjetër se interpelanca nuk mund të zhvillohet për shkak të axhendës së kryeministrit.

Gazment Bardhi: Grupi i PD ka kërkuar interpelancë me kryeministrin Edi Rama për ekzekutimin e një pagese një shume prej 110 mln euro për dikë që kryeministri e ka quajtur mafioz, Pse nuk është përfshirë në rend dite? Kërkesa procedural do duhet të ndërprisni seancën dhe thërrisni kryeministrin. Çështja që kemi ngritur është madhore për interesin publik, kryeministri tha se nuk do të marrë asnjë lekë nga buxheti i shtetit. Ka marrë më shumë se bonusi i planifikuar nga ju për pensionistët.

Elisa Spiropali: Kërkesa juaj është marrë, është përcjellë në Këshillin e Ministrave dhe Kryeministrit, por për shkak të axhendës së Kryeministrit nuk mund të zhvillohet sot, por do zhvillohet në seancën e radhë

Të këshilluara

Lufta në Ukrainë, Blinken dhe Lavrov takim

Ministri i Jashtëm i Rusisë, Sergei Lavrov, dhe sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken, pritet që sot të përballen për luftën në Ukrainë gjatë një takimi ...

09:52

ide

MOTI TIRANA

17°c

KËMBIMI EURO

91.00

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI