Flash

Pensionistët shqiptarë më të palumturit nga grupet e tjera të popullsisë

Lapsi.al 5 December 2024
Pensionistët shqiptarë më të palumturit nga grupet e tjera

Në raport me grupet me te reja të popullatës, pensionistët shqiptarë janë më të palumturit. Indeksi global i lumturisë i renditi pensionistët shqiptare në vendin e 100 në 143 vende të botës për 2024. Në indeksin e përgjithshëm ku përfshihen të gjitha grup- moshat Shqipëria zuri vendin e 87 në 143 vende.

Në grup-moshën 60+ Shqipëria kishte renditje të dobët, e duke lënë pas vetëm vendet e Afrikës. Pensionistët shqiptare janë më të palumtur edhe në krahasim me grup moshat e tjera të popullsisë, të rinjtë dhe mosha e mesme (shiko tabelën e mëposhtme). Indeksi tregoi se në vitin 2023 pensionistët shqiptarë kIshin nivele lumturie më të ulëta se në vitin 2006.

Indeksi tregoi se në të gjitha vendet në Evropën Qendrore dhe Lindore ata 60 vjeç e lart janë më pak të lumtur. Hulumtimet nga paketa globale për lumturinë kanë treguar se pabarazia e mirëqenies ka një efekt më të madh në lumturinë e përgjithshme sesa pabarazia e të ardhurave.

Pabarazia në shpërndarjen e lumturisë pasqyron pabarazitë e aksesit në mirëqenie, duke përfshirë të ardhurat, arsimin, kujdesin shëndetësor, pranimin social, mjediset sociale mbështetëse në familje, etj. Në moshën mbi 60 vjeç pasojat e mungesës së mirëqenies dhe problemet shëndetësore janë më të mëdha. Vendet me sisteme të forta të shëndetësore dhe mbrojtje sociale kanë një nivel më të lartë të lumturisë për grup moshën mbi 60 vjeç.

Nga ana tjetër një seri kërkimesh dhe studimesh sugjerojnë se, ndërsa njerëzit plaken, përgjithësisht i kushtojnë më shumë rëndësi aspekteve pozitive të jetës. Kjo shpjegon se pse vlerësimet e jetës rriten me moshën. Por nëse mosha e tretë përballet me probleme akute, si gjendje jo e mire shëndetësore dhe të ardhura të pamjaftueshme i pengon ata të perceptojnë gjërat pozitive të jetës.

Pensionistët shqiptare aktualisht jetojnë në varfëri për shkak të ardhurave të ulëta, të cilat janë nën nivelin relativ të varfërisë 6.7 USD në ditë. Në Shqipëri personat mbi 49 vjeç janë më të palumtur se 15 vite më parë. Në total Shqiptarët ishin më të palumturit në Europë pas turqve në vitin 2024./ Monitor

Të këshilluara

Aksident në Korçë/ Makina përplas motorrin

Një aksident është regjistruara paraditen e sotme në fshatin Sovjan të Korçës. Mësohet se në aksident janë përfshirë një mjet dhe nje motorr. Nga aksidenti ka m...

12:21

ide

Haga, si përfundim i një epoke të gjatë yes man-izmi

Nga drama e 16 shtatorit, që po rekemi ta konsumojmë si popujt primitivë me lotë, mallkime, ofshama dhe qurravitje duhet të dimë të nxjerrim një mësim: Këtej e tutje askush nuk do të na rrespektojë, po nuk ditëm të respektojmë vetveten. Sepse verdikti i asaj gjykate të instrumentalizuar erdhi si pasojë e servilizmit tonë të verbër ndaj perëndimit

16:25 Andi Bushati

Gënjeshtra e rezorteve elitare

Në Sazan edhe në Zvërnec qeveria po financon komplekse luksoze banimi që do pasurojnë ndërtues lokal dhe ndërkombëtarë, herë duke i hequr taksat, herë duke i çuar infrastrukturë dhe herë duke privatizuar tokën dhe plazhet publike

13:55 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

18°c

KËMBIMI EURO

91.65

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Haga, si përfundim i një epoke të gjatë yes man-izmi

Nga drama e 16 shtatorit, që po rekemi ta konsumojmë si popujt primitivë me lotë, mallkime, ofshama dhe qurravitje duhet të dimë të nxjerrim një mësim: Këtej e tutje askush nuk do të na rrespektojë, po nuk ditëm të respektojmë vetveten. Sepse verdikti i asaj gjykate të instrumentalizuar erdhi si pasojë e servilizmit tonë të verbër ndaj perëndimit

16:25 Andi Bushati

Me sytë katër

PAPARAZZI