Flash

Parashikimi i motit: Bien temperaturat,nisin reshjet e shiut dhe dëborës

Lapsi.al 5 December 2024
Parashikimi i motit: Bien temperaturat,nisin reshjet e shiut dhe

Territori shqiptar vijon nën ndikimin e masave ajrore me origjinë verilindore, duke sjellë alternime kthjellimesh dhe vranësirash të shpeshta në pjesën më të madhe të vendit, më të theksuara në zonat jugore duke gjeneruar reshje shiu e dëbore në juglindje. Parashikohet që pasditja të shtojë vranësirat në të gjithë territorin e vendit duke bërë që bregdeti dhe zonat e ulëta të kenë rrebeshe shiu dhe mini-stuhi ere.

Ndërkohë do të vijojnë dëbora dhe ngricat e theksuara në të gjithë zonën malore të Shqipërisë.

Temperaturat e ajrit do të pësojnë rënie më të paktën 2 gradë në të dy vlerat ekstremale ditore duke u luhatur nga -2°C vlera minimale e shënuar në qytetin e Peshkopisë deri në 16°C vlera më e lartë e cila pritet në qarkun e Fierit. Era do të fryjë mesatare deri e fortë me shpejtësi mbi 45 km/h nga drejtimi kryesisht Verior – Verilindor. Kjo do të bëjë që në brigjet detare të krijohet dallgëzim 2 ballë.

Kosova

Gjatë orëve të paradites, Republika e Kosovës do të paraqitet nën dominimin e vranësirave mesatare dhe lokalisht të dendura duke sjellë reshje shiu e dëbore. Parashikohet që pjesa e dytë e ditës dhe në vijim të shtojë vranësirat në të gjithë territorin e Kosovës duke gjeneruar reshje të dendura dëbore. Temperaturat e ajrit do të pësojnë rënie më të paktën 2 gradë në të dy vlerat ekstremale ditore duke u luhatur nga -3°C vlera minimale deri në 8°C maksimalja në rang territori. Era do të fryjë mesatare, por herë pas here e fortë me shpejtësi mbi 45 km/h nga drejtimi Verior- Verilindor.

Maqedonia e Veriut

Do të mbetet republika e Maqedonisë së Veriut nën mbizotërimin e kushteve të paqëndrueshme atmosferike duke bërë që vranësirat dhe reshjet e shiut dhe dëborës të jenë prezente, më të theksuara në zonat Perëndimore dhe Veriperëndimore. Pjesa e dytë e ditës do të shtojë më tej vranësirat në të gjithë territorin e MV, duke sjellë reshje dëbore dhe ngrica të theksuara. Temperaturat e ajrit do të pësojnë rënie më të paktën 2 gradë në të dy vlerat ekstremale ditore duke u luhatur nga -3°C vlera minimale deri në 10°C vlera maksimale në rang territori. Ndërkohë, era do të fryjë mesatare deri e fortë në mbrëmje duke arritur shpejtësinë mbi 45 km/h nga drejtimi Verior- Verilindor.

Evropa

Pothuajse i gjithë kontinenti europian do të jetë nën mbizotërimin e motit të paqëndrueshëm, ku vranësirat dhe reshjet e shiut dhe dëborës do të jenë dominante. Konkretisht, reshje të dendura shiu do të kenë ishujt Britanikë, gadishulli Apenin si edhe brigjet e Egjeut. Ndërsa reshje dëbore priten në gadishullin Skandinav, pjesërisht Europën Qëndrore si edhe gadishullin e Ballkanit. Për sa i përket motit të kthjellët dhe vranësirave të lehta e kalimtare do të paraqiten Europa Jugperëndimore, brigjet e Detit të Zi dhe edhe vendet e Europës Lindore.

Të këshilluara

Aksident në Korçë/ Makina përplas motorrin

Një aksident është regjistruara paraditen e sotme në fshatin Sovjan të Korçës. Mësohet se në aksident janë përfshirë një mjet dhe nje motorr. Nga aksidenti ka m...

12:21

ide

Haga, si përfundim i një epoke të gjatë yes man-izmi

Nga drama e 16 shtatorit, që po rekemi ta konsumojmë si popujt primitivë me lotë, mallkime, ofshama dhe qurravitje duhet të dimë të nxjerrim një mësim: Këtej e tutje askush nuk do të na rrespektojë, po nuk ditëm të respektojmë vetveten. Sepse verdikti i asaj gjykate të instrumentalizuar erdhi si pasojë e servilizmit tonë të verbër ndaj perëndimit

16:25 Andi Bushati

Gënjeshtra e rezorteve elitare

Në Sazan edhe në Zvërnec qeveria po financon komplekse luksoze banimi që do pasurojnë ndërtues lokal dhe ndërkombëtarë, herë duke i hequr taksat, herë duke i çuar infrastrukturë dhe herë duke privatizuar tokën dhe plazhet publike

13:55 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

18°c

KËMBIMI EURO

91.65

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Haga, si përfundim i një epoke të gjatë yes man-izmi

Nga drama e 16 shtatorit, që po rekemi ta konsumojmë si popujt primitivë me lotë, mallkime, ofshama dhe qurravitje duhet të dimë të nxjerrim një mësim: Këtej e tutje askush nuk do të na rrespektojë, po nuk ditëm të respektojmë vetveten. Sepse verdikti i asaj gjykate të instrumentalizuar erdhi si pasojë e servilizmit tonë të verbër ndaj perëndimit

16:25 Andi Bushati

Me sytë katër

PAPARAZZI