Flash

Macron nis takimet për emërimin e kryeministrit të ri

Lapsi.al 5 December 2024
Macron nis takimet për emërimin e kryeministrit të ri

Presidenti francez, Emmanuel Macron, zhvilloi të enjten takime me aleatë dhe politikanë, për emërimin e një kryeministrit të ri, një ditë pasi ligjvënësit e krahut të djathtë të skajshëm dhe ata të krahut të majtë rrëzuan qeverinë e kryeministrit Michel Barnier.

Gazeta “Le Parisien” dhe media të tjera, njoftuan për një drekë mes Presidentit Macron dhe Francois Bayrou, emri i të cilit është përmendur në shtyp si një pasardhës i mundshëm i zotit Barnier. Zoti Bayrou është politikan i qendrës dhe një aleat i ngushtë i Presidentit Macron.

Ministri në largim i Mbrojtjes Sebastien Lecornu po ashtu është përmendur si një kandidat i mundshëm për kryeministër. Deri tani nuk ka patur njoftim për një takim mes tij dhe Presidentit Macron.

Tri burime i thanë agjencisë "Reuters" se Presidenti Macron synon të emërojë një kryeministër të ri brenda një kohe të shkurtër. Njëri prej burimeve tha se ai planifikon ta emërojë kryeministrin e ri para ceremonisë për rihapjen e Katedrales së Notre-Damit të shtunën. Presidenti i zgjedhur i Shteteve të Bashkuara Donald Trump pritet të marrë pjesë në atë ceremoni.

Presidenti Macron pritet t’i drejtohet sot me një fjalim kombit, ndërsa do të takohet edhe me udhëheqësin e Senatit.

Zoti Barnier, një konservator, i cili u emërua kryeministër rreth 3 muaj më parë, do të bëhet kryeministri më jetëshkurtër në historinë moderne amerikane kur Presidenti Macron të miratojë dorëheqjen e tij.

Ata u takuan për më shumë se një orë mëngjesin e të enjtes, njoftoi media franceze. Pritej që kryeministri Barnier të dorëzonte dorëheqjen gjatë takimit, por nuk pati një konfirmim zyrtar pasi ai la pallatin presidencial.

Të mërkurën, ligjvënësit e opozitës rrëzuan qeverinë e Francës, duke thelluar krizën politike në fuqinë e dytë më të madhe ekonomike në Bashkimin Evropian.

Ligjvënësit e krahut të djathtë të skajshëm dhe ata të krahut të majtë u bashkuan në mbështetje të një mocioni mosbesimi kundër Kryeministrit Michel Barnier dhe qeverisë së tij. Shumica e ligjvënësve, me 331 vota përkrahën mocionin.

Trazirat politike në Francë do të dobësojnë edhe më shumë Bashkimin Evropian, i cili po përballet edhe me shpërbërjen e koalicionit qeverisës në Gjermani pak javë para se Presidenti i zgjedhur amerikan Donald Trump të kthehet në Shtëpinë e Bardhë./ VOA

Të këshilluara

Alarm në Britani, po vjen stuhia Darragh

Mbrëmjen e së premtes Mbretëria e Bashkuar pritet të goditet nga stuhia Darragh. Sipas mediave të huaja, në ishull është lëshuar një paralajmërim, që u bën t...

16:00

Assadët: Historia e një regjimi

Kur në vitin 2011 mijëra të rinj dolën në rrugë, me Aleppon në krye, për të kërkuar më shumë demokraci dhe drejtësi, Bashar Assad duhet të ketë menduar për para...

18:23

ide

Haga, si përfundim i një epoke të gjatë yes man-izmi

Nga drama e 16 shtatorit, që po rekemi ta konsumojmë si popujt primitivë me lotë, mallkime, ofshama dhe qurravitje duhet të dimë të nxjerrim një mësim: Këtej e tutje askush nuk do të na rrespektojë, po nuk ditëm të respektojmë vetveten. Sepse verdikti i asaj gjykate të instrumentalizuar erdhi si pasojë e servilizmit tonë të verbër ndaj perëndimit

16:25 Andi Bushati

Gënjeshtra e rezorteve elitare

Në Sazan edhe në Zvërnec qeveria po financon komplekse luksoze banimi që do pasurojnë ndërtues lokal dhe ndërkombëtarë, herë duke i hequr taksat, herë duke i çuar infrastrukturë dhe herë duke privatizuar tokën dhe plazhet publike

13:55 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

18°c

KËMBIMI EURO

91.65

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Haga, si përfundim i një epoke të gjatë yes man-izmi

Nga drama e 16 shtatorit, që po rekemi ta konsumojmë si popujt primitivë me lotë, mallkime, ofshama dhe qurravitje duhet të dimë të nxjerrim një mësim: Këtej e tutje askush nuk do të na rrespektojë, po nuk ditëm të respektojmë vetveten. Sepse verdikti i asaj gjykate të instrumentalizuar erdhi si pasojë e servilizmit tonë të verbër ndaj perëndimit

16:25 Andi Bushati

Me sytë katër

PAPARAZZI