Flash

Kostot e prodhimit po rriten më ngadalë, ulen dhe çmimet e importit

Lapsi.al 5 December 2024
Kostot e prodhimit po rriten më ngadalë, ulen dhe çmimet e

Kostot e prodhimit kanë vijuar të rriten në tremujorin e tretë, por gjithsesi me rritje më të ngadaltë se në të njëjtën periudhë të një viti më parë. Ndërkohë rënia e euros dhe frenimi i inflacionit në Bashkimin Europian kanë bërë që të ulen lehtë çmimet e importit. INSTAT bëri të ditur se në tremujorin e tretë të vitit 2024, Indeksi i Çmimeve të Prodhimit arriti 129,2 kundrejt vitit 2021 si periudhë bazë. Krahasuar me tremujorin e tretë 2023 Indeksi i Çmimeve të Prodhimit shënoi një rritje me 1,1%, një vit më parë ky ndryshim ishte 5,2%.

Indeksi i Çmimeve të Prodhimit në tremujorin e tretë 2024 shënoi ulje me 0,1%, krahasuar me tremujorin e dytë 2024. Krahasuar me tremujorin e tretë 2023, rritja më e madhe e çmimeve prej 3,1% vërehet në seksionet “Industri nxjerrëse” dhe “Energjia elektrike, gaz, avull dhe me ajër të kondicionuar”, pasuar nga seksionet “Furnizimi me ujë, aktivitete të trajtimit dhe menaxhimit të mbeturinave, mbetjeve” me 0,5%, “Industri përpunuese” me 0,3%.

Brenda seksionit “Industri përpunuese” rritja më e madhe e çmimeve vërehet në aktivitetin “Prodhimi i pijeve” me 2,9%, pasuar nga aktivitetet “Përpunimi i produkteve ushqimore” me 2,5%, “Shtypshkrimi dhe rigrupimi i mediave të regjistruara” dhe “Prodhimi i pajisjeve elektrike” me 2,2%, etj.

Nga ana tjetër, ulja më e madhe e çmimeve vërehet në aktivitetin “Prodhimi i produkteve minerale jo metalike” me 2,4%, pasuar nga “Përpunimi i tekstileve” me 1,2% etj. Indeksi i Çmimeve të Prodhimit të produkteve për tregun vendas: Krahasuar me tremujorin e tretë të vitit 2023, indeksi shënoi rritje me 1,6%. Rritja më e madhe e çmimeve vërehet në seksionin “Energjia elektrike, gaz, avull dhe ajër i kondicionuar” me 4,0%, pasuar nga seksionet “Industria Përpunuese” me 0,8%, “Industri Nxjerrëse” dhe “Furnizimi me ujë, aktivitete të trajtimit dhe menaxhimit të mbeturinave, mbetjeve” me 0,6% secili.

Indeksi i Çmimeve të Prodhimit të produkteve për eksport: Krahasuar me tremujorin e tretë të vitit 2023, indeksi shënoi rritje prej 0,7%. Rritja e çmimeve është shënuar në seksionin “Industri Nxjerrëse” me 5,4% dhe seksioni “Energjia elektrike, gazi, avulli dhe ajri kondicionuar” me 0,3%. Nga ana tjetër, seksioni “Furnizimi me ujë, aktivitete të trajtimit dhe menaxhimit të mbeturinave, mbetjeve” ka shënuar ulje me 0,4%, pasuar nga seksioni “Industria Përpunuese” me 0,1%.

INSTAT njoftoi se Indeksi i Çmimeve të Importit, në tremujorin e tretë të vitit 2024, arriti 108,0 kundrejt vitit 2021 si periudha bazë. Krahasuar me tremujorin e tretë 2023, indeksi i çmimeve të importit shënoi një ulje me 1,3%, një vit më parë ky ndryshim ishte me rritje 0,7%. Ndryshimi tremujor i indeksit të çmimeve të importit në tremujorin e tretë 2024, krahasuar me tremujorin e dytë 2024 është ulur me 0,3%.

Ndryshimi vjetor: Çmimet e importit të produkteve në seksionin “Energjia elektrike, gazi, avulli dhe ajri kondicionuar” shënuan ulje me 4,6%, pasuar nga seksioni “Industria përpunuese” me peshën më të madhe prej 93,5%, i cili shënoi ulje me 1,1% dhe seksioni “Industri nxjerrëse”, i cili shënoi një ulje me 0,6%. Nga ana tjetër seksioni “Furnizimi me ujë, aktivitete të trajtimit dhe menaxhimit të mbeturinave, mbetjeve” shënoi një rritje me 0,9%.

Brenda seksionit “Industria përpunuese” ulja më e madhe e çmimeve vërehet në produktet e aktivitetit “Konfeksionimi i veshjeve” me 3,8%, pasuar nga “Shtypshkrimi dhe rigrupimi i mediave të regjistruara” me 3,5%, “Përpunimi i koksit dhe rafineria e nënprodukteve të naftës” me 3,2%, “Prodhimi i drurit dhe produkteve prej druri dhe dushku, përveç mobilieve; prodhimin e artikujve prej kashte dhe xunkthi” me 2,8%, “Metalurgjia” me 2,1%, “Përpunimi i produkteve ushqimore” me 1,8%, “Prodhimi i produkteve të kauçukut dhe plastikës” me 1,4% dhe “Përpunimi i tekstileve” me 1,1%.

Nga ana tjetër çmimet në aktivitetin “Prodhimi i produkteve të duhanit” shënuan rritje me 2,4%, pasuar nga aktivitetet “Prodhimi i produkteve metalikë të fabrikuar, përveç makinerive dhe pajisjeve” me 2,0%, “Prodhimi i mjeteve të tjera të transportit” me 0,7%, “Prodhimi i lëkurës dhe produkteve prej lëkure” me 0,5%, etj/ Monitor

Të këshilluara

ide

Një antihero i dëshpëruar i Homerit

Kryeministri ka përdorur mitin antik të Odiseut që nuk joshet nga sirenat, për të përçuar mesazhin se ai do të vazhdojë përpara pa pyetur për protestuesit. Por nëse nuk do e kish njohur veprën e Homerit vetëm përmes ekranizimit, do të kish gjetur tek kjo metaforë gjurmët e një autokrati

16:50 Andi Bushati

Fillimi i fundit të pushtetit të Ramës

Fillimi i fundit mund të jetë mu ky moment, kur piqet bindja e rrëzimit të një kryeministri a qeverie a rendi - pra të një lloj bindjeje se gjërat nuk do të kthehen aty ku ishin para se të fillonte protesta

09:47 Veton Surroi

MOTI TIRANA

29°c

KËMBIMI EURO

94.48

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI