Flash

Kë mund të zgjedhë Macron për të zëvendësuar Barnier në postin e kryeministrit?

Lapsi.al 5 December 2024
Kë mund të zgjedhë  Macron për të zëvendësuar

Kryeministri i Francës, Michel Barnier pritet të japë dorëheqjen sot, disa orë pasi u rrëzua në një votë mosbesimi. Qeveria e Barnier ra pasi deputetët votuan me shumicë dërrmuese në mbështetje të mocionit kundër tij, vetëm tre muaj pasi ai u emërua nga Presidenti Emmanuel Macron. Votimi i mbrëmshëm ishte hera e parë që një qeveri franceze u votua nga parlamenti në më shumë se 60 vjet.

Ndërkohë sot raportohet se presidenti i vendit Emmanuel Macron mund të emërojë një kryeministër të ri shumë shpejt. Burime për mediat e huaja, kanë bërë me dije se ai donte të emëronte një kryeministër përpara një ceremonie për rihapjen e Katedrales Notre-Dame të shtunën. Çdo kryeministër i ri do të përballet me të njëjtat sfida që bëri Michel Barnier për miratimin e çdo projektligji nga një parlament në krizë, me zgjedhjet e ardhshme parlamentare që nuk mund të organizohen deri në korrik.

Dy janë emrat të cilët po përmenden si pretendentët kryesorë për këtë post:

Sebastien Lecornu

Ministri aktual i mbrojtjes Sebastien Lecornu është një besnik i Macronit dhe u sugjerua menjëherë si një zëvendësues i mundshëm për Barnier. Ai ka mbajtur postin në qeveritë e kryeministrave të njëpasnjëshëm Michel Barnier, Elisabeth Borne dhe Gabriel Attal që nga viti 2022.

Francois Bayrou

Një figurë e shquar politike, centristi Francois Bayrou ishte kandidat për zgjedhjet presidenciale në 2002, 2007 dhe 2012. Ai është një tjetër aleat kyç i Macron, të cilin ai e ndihmoi të fitonte presidencën në 2017 dhe 2022. Përveç kësaj, Bayrou ka qenë kreu i partisë centriste Lëvizja Demokratike që nga themelimi i saj në 2007.

Të këshilluara

Lufta në Ukrainë, Blinken dhe Lavrov takim

Ministri i Jashtëm i Rusisë, Sergei Lavrov, dhe sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken, pritet që sot të përballen për luftën në Ukrainë gjatë një takimi ...

09:52

ide

Haga, si përfundim i një epoke të gjatë yes man-izmi

Nga drama e 16 shtatorit, që po rekemi ta konsumojmë si popujt primitivë me lotë, mallkime, ofshama dhe qurravitje duhet të dimë të nxjerrim një mësim: Këtej e tutje askush nuk do të na rrespektojë, po nuk ditëm të respektojmë vetveten. Sepse verdikti i asaj gjykate të instrumentalizuar erdhi si pasojë e servilizmit tonë të verbër ndaj perëndimit

16:25 Andi Bushati

Gënjeshtra e rezorteve elitare

Në Sazan edhe në Zvërnec qeveria po financon komplekse luksoze banimi që do pasurojnë ndërtues lokal dhe ndërkombëtarë, herë duke i hequr taksat, herë duke i çuar infrastrukturë dhe herë duke privatizuar tokën dhe plazhet publike

13:55 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

18°c

KËMBIMI EURO

91.65

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Haga, si përfundim i një epoke të gjatë yes man-izmi

Nga drama e 16 shtatorit, që po rekemi ta konsumojmë si popujt primitivë me lotë, mallkime, ofshama dhe qurravitje duhet të dimë të nxjerrim një mësim: Këtej e tutje askush nuk do të na rrespektojë, po nuk ditëm të respektojmë vetveten. Sepse verdikti i asaj gjykate të instrumentalizuar erdhi si pasojë e servilizmit tonë të verbër ndaj perëndimit

16:25 Andi Bushati

Me sytë katër

PAPARAZZI