Flash

Funksiononin si grup për shpërndarjen e drogës, arrestohen 5 persona në Gjirokastër

Lapsi.al 5 December 2024
Funksiononin si grup për shpërndarjen e drogës, arrestohen 5

Pesë persona janë arrestuar nga policia e Gjirokastrës pasi akuzohen për shpërndarje dhe shitje të lëndëve narkotike në Gjirokastër, Përmet dhe në Këlcyrë. Bëhet me dije se 2 prej të arrestuarve janë vëllezër dhe posedonin në banesë, 3.5 kg lëndë narkotike kanabis sativa. Mësohet se tre persona të tjerët u kapën në flagrancë me doza të lëndëve narkotike dhe me shuma parash të fituara nga shitja e tyre.

Ndërkohë, policia ka sekuestruar doza të lëndëve kokainë dhe kanabis sativa, rreth 3.5 kg cannabis sativa, 37 900 lekë dhe 2 automjete. Nga hetimet ka rezultuar se këta 5 shtetas, të organizuar si grup, shitnin doza të lëndëve narkotike kokainë.

Të këshilluara

ide

MOTI TIRANA

17°c

KËMBIMI EURO

90.94

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI