Flash

Trump emëron bashkëpunëtorin e ngushtë të Musk si kreun e ri të NASA-s

Lapsi.al 4 December 2024
Trump emëron bashkëpunëtorin e ngushtë të Musk si kreun

Presidenti i sapozgjedhur Donald Trump njoftoi sot se ka emruar bashkëpunëtorin e ngushtë të Elon Musk, Jared Isaacman, si kreun e ri të NASA-s Gjithashtu Isaacman është CEO i kompanisë së menaxhimit të pagesave Shift4 Payments dhe kreu i Polaris, një program për dërgimin e astronautëve privatë në orbitën e Tokës në anijen kozmike SpaceX.

“Jared (…) do të hapë rrugën për arritje novatore në shkencë, teknologji dhe eksplorimin e hapësirës,” tha Trump.

Nëse miratohet, Isaacman do të drejtojë një agjenci me një buxhet 25 miliardë dollarë, qëllimi i të cilit është të përsërisë misionet e drejtuara në Hënë, me programin Artemis, të cilin Trump e promovoi gjatë mandatit të tij të parë. Ky program do të mbështetet shumë në anijen Starship të SpaceX. Presidenti Trump njoftoi gjithashtu se ka zgjedhur Peter Navarro si këshilltarin e tij për tregti dhe prodhimin. Navarro ishte drejtor i Këshillit Kombëtar të Tregtisë gjatë mandatit të parë të Trump.

“Në mandatin tim të parë, pak kanë qenë më efektivë ose më të palëkundur se Peter në zbatimin e dy rregullave të mia të shenjta: blej (produkte) amerikane, punëso amerikanë”, tha presidenti i zgjedhur në një postim në Truth Social.

Navarro u dënua janarin e kaluar me katër muaj burg për shpërfillje të Kongresit për injorimin e një thirrjeje që mori nga komiteti që hetonte sulmin nga mbështetësit e Trump në Capitol Hill më 6 janar 2021.

Të këshilluara

ide

Haga, si përfundim i një epoke të gjatë yes man-izmi

Nga drama e 16 shtatorit, që po rekemi ta konsumojmë si popujt primitivë me lotë, mallkime, ofshama dhe qurravitje duhet të dimë të nxjerrim një mësim: Këtej e tutje askush nuk do të na rrespektojë, po nuk ditëm të respektojmë vetveten. Sepse verdikti i asaj gjykate të instrumentalizuar erdhi si pasojë e servilizmit tonë të verbër ndaj perëndimit

16:25 Andi Bushati

Gënjeshtra e rezorteve elitare

Në Sazan edhe në Zvërnec qeveria po financon komplekse luksoze banimi që do pasurojnë ndërtues lokal dhe ndërkombëtarë, herë duke i hequr taksat, herë duke i çuar infrastrukturë dhe herë duke privatizuar tokën dhe plazhet publike

13:55 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

18°c

KËMBIMI EURO

91.65

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Haga, si përfundim i një epoke të gjatë yes man-izmi

Nga drama e 16 shtatorit, që po rekemi ta konsumojmë si popujt primitivë me lotë, mallkime, ofshama dhe qurravitje duhet të dimë të nxjerrim një mësim: Këtej e tutje askush nuk do të na rrespektojë, po nuk ditëm të respektojmë vetveten. Sepse verdikti i asaj gjykate të instrumentalizuar erdhi si pasojë e servilizmit tonë të verbër ndaj perëndimit

16:25 Andi Bushati

Me sytë katër

PAPARAZZI