Flash

Rritja e referencës së ndërtesave u kushton bizneseve e banorëve

Lapsi.al 4 December 2024
Rritja e referencës së ndërtesave u kushton bizneseve e

Në vitin 2025, banorët dhe bizneset e kryeqytetit pritet që të paguajnë 3.65 miliardë lekë (rreth 36 milionë euro), si taksë për ndërtesat ku ata banojnë, ose kryejnë aktivitetin e tyre ekonomik.

Shifra bëhet e ditur në projektbuxhetin e bashkisë për vitin 2025. Në krahasim me mesataren vjetore të 2019-2023, prej 2.1 miliardë lekësh në vit, të ardhurat nga taksa e ndërtesës janë rritur me 74%, ose 1.5 miliardë lekë (15 mln euro) më shumë në vit.

Ndonëse taksa mbi ndërtesën ka mbetur e pandryshuar, rritja e çmimit të referencës së ndërtesave, që nga gushti i vitit 2024 ka ndikuar automatikisht në shtimin e detyrimit që bizneset dhe individët duhet të paguajnë.

Bizneset madje e kanë paguar së fundmi detyrimin shtesë që lindi nga ndryshimi i referencës për periudhën gusht-dhjetor 2024, teksa u krijua një paqartësi që çoi në bllokimin e llogarive të shumë subjekteve.

Në relacionin e projektbuxhetit 2025, Bashkia Tiranë pohon se taksa mbi ndërtesën është ndër burimet më me peshë në buxhetin e Bashkisë Tiranë dhe përbën mesatarisht 13% të totalit të të ardhurave të veta referuar realizimit faktik 10 mujorë dhe atij të pritshëm për vitin 2024.

Llogaritja e taksës për ndërtesën/njësi pronësore bazohet në shkallën në përqindje të taksës së miratuar me ligj, më specifikisht sipas pikës 5, të nenit 2, të VKM 132/2018, të ndryshuar dhe ligjit 9632 datë 30.10.2006 “Për sistemin e taksave vendore” të ndryshuar sipas kategorive të ndërtesave, si më poshtë:

a) 0,05%, për ndërtesën/njësinë pronësore që përdoret, shfrytëzohet për banim;

b) 0,2%, për ndërtesën/njësinë pronësore që përdoret, shfrytëzohet për veprimtari ekonomike;

c) 30% e shkallës së taksës përkatëse, për të gjithë sipërfaqen ndërtimore, për të cilën zhvilluesi është pajisur me leje ndërtimi dhe nuk ka arritur ta përfundojë atë, sipas afatit të përcaktuar në aktin e miratimit të kërkesës për leje ndërtimi.

Në datën 28.07.2023 hyri në fuqi aplikimi i çmimeve të reja të referencës ku u ndryshuan çmimet mesatare referuese të shitblerjes së ndërtesave që përdoren për qëllim banimi të një pjesë të konsiderueshme të njësive administrative të Bashkisë Tiranë.

Këto ndryshime u replikuan nga ana e Agjentit tatimor për subjektet familjare në faturimin e muajit gusht 2023 dhe për Drejtorinë e përgjithshme të Taksave dhe Tarifave Vendore bazuar dhe në orientimin e marrë nga Ministria e Financave dhe Ekonomisë u aplikuan në muajin shtator 2024 sipas vendimit të Këshillit Bashkiak Nr.35, datë 28.03.2024 “Për disa shtesa dhe ndryshime në vendimin nr.158, datë 26.12.2019, të Këshillit Bashkiak, “Për sistemin e taksave dhe tarifave vendore në qytetin e Tiranës”, të ndryshuar me parashikimin e një dispozite kalimtare.

Në vitin 2023 kjo taksë ka pasur realizimin më të lartë krahasuar me vitet e kaluara, ndërkohë që në vitin 2024 realizimi i pritshëm nuk ka të njëjtën bazë krahasuese duke qenë se çmimet referuese kanë ndryshuar duke ndryshuar bazën e taksueshme.

Viti 2024 pritet të jetë viti me realizimin e më të lartë gjatë kësaj periudhe 6 vjeçare si nga rritja e arkëtimeve dhe nga fakti i ndryshimit të nivelit të taksës së ndërtesës, që nga aplikimi i çmimeve të reja të referencës.

Planifikimi i të ardhurave për periudhën 2025 – 2027 merr në konsideratë planifikimin për kategorinë e bizneseve në bazë të të dhënave të DPTTV, ndërsa për kategorinë familjare në bazë të një vlerësimi paraprak, sipas të dhënave aktuale që disponohen nga baza e të dhënave e krijuar nga Agjenti Tatimor, thuhet në relacion.

Për Bashkinë e Tiranës, struktura përgjegjëse për llogaritjen dhe mbledhjen e detyrimit për këtë taksë nga subjektet që realizojnë aktivitet ekonomik në territorin e Bashkisë Tiranë, është Drejtoria e Përgjithshme e Taksave dhe Tarifave Vendore, ndërsa për detyrimet e kategorisë familjarë, është përzgjedhur si Agjent tatimor Ujësjellës-Kanalizime Tiranë sh.a, me vendim të Këshillit Bashkiak dhe rregulluar sipas Marrëveshjes së Bashkëpunimit nr. 25505 datë 21.06.2019.

Bazuar në të dhënat e 9 mujorit të vitit 2024 nga agjenti tatimor, abonentë të faturuar mesatarisht në muaj gjatë kësaj periudhe janë 207,552, nga këta kanë paguar mesatarisht 170,778 në muaj. Abonentë të përjashtuar në faturimin e muajit tetor 2024 në lidhje me taksën e ndërtesës rezultojnë 28,772 abonentë./MONITOR

Të këshilluara

ide

Haga, si përfundim i një epoke të gjatë yes man-izmi

Nga drama e 16 shtatorit, që po rekemi ta konsumojmë si popujt primitivë me lotë, mallkime, ofshama dhe qurravitje duhet të dimë të nxjerrim një mësim: Këtej e tutje askush nuk do të na rrespektojë, po nuk ditëm të respektojmë vetveten. Sepse verdikti i asaj gjykate të instrumentalizuar erdhi si pasojë e servilizmit tonë të verbër ndaj perëndimit

16:25 Andi Bushati

Gënjeshtra e rezorteve elitare

Në Sazan edhe në Zvërnec qeveria po financon komplekse luksoze banimi që do pasurojnë ndërtues lokal dhe ndërkombëtarë, herë duke i hequr taksat, herë duke i çuar infrastrukturë dhe herë duke privatizuar tokën dhe plazhet publike

13:55 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

18°c

KËMBIMI EURO

91.65

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Haga, si përfundim i një epoke të gjatë yes man-izmi

Nga drama e 16 shtatorit, që po rekemi ta konsumojmë si popujt primitivë me lotë, mallkime, ofshama dhe qurravitje duhet të dimë të nxjerrim një mësim: Këtej e tutje askush nuk do të na rrespektojë, po nuk ditëm të respektojmë vetveten. Sepse verdikti i asaj gjykate të instrumentalizuar erdhi si pasojë e servilizmit tonë të verbër ndaj perëndimit

16:25 Andi Bushati

Me sytë katër

PAPARAZZI