Flash

Pentagoni: Ushtria amerikane angazhohet në sulme “vetëmbrojtëse” në Siri

Lapsi.al 4 December 2024
Pentagoni: Ushtria amerikane angazhohet në sulme

Pentagoni tha se ushtria amerikane kreu një sulm për “vetëmbrojtje” në Sirinë lindore të martën, duke shkatërruar disa sisteme armësh.

Zëdhënësi i Pentagonit, gjeneralmajor Pat Ryder, u tha gazetarëve se ushtria goditi tre raketa-hedhës të shumëfishtë të montuar në një kamion, një tank T-64 dhe mortaja që paraqisnin “kërcënim për forcat e Shteteve të Bashkuara dhe ato të koalicionit” në afërsi të një baze ushtarake në Eufrat.

“Sulmi vetëmbrojtës pasoi lëshimin e një numri të madh raketash në afërsi të bazës ushtarake në Eufrat dhe një numër mortajash u hodhën drejt forcave amerikane”, tha ai, duke shtuar se sulmi “nuk ishte i lidhur me ndonjë aktivitet më të gjerë në Sirinë veriperëndimore nga grupe të tjera.”

Zëdhënësi Ryder tha se Shtetet e Bashkuara “ende po përpiqeshin të mësonin” se kush po operonte armët që u goditën të martën. Shtetet e Bashkuara janë të vetëdijshme për praninë në këtë zonë të forcave ushtarake siriane dhe grupeve të mbështetura nga Irani, të cilat më parë kanë kryer sulme ndaj bazës ushtarake në Eufrat, sipas zotit Ryder, por nuk mund të konfirmonin se kush ishte përgjegjës për sulmin e së martës.

Forcat amerikane janë diskoluar në Siri për të ndihmuar Forcat Demokratike Siriane që të parandalojnë rikthimin e luftëtarëve të Shtetit Islamik.

Lexo më tej: Yamal me të dashur të re: 17 vjeçari i Barcelonës, pikaset në butik me Anna Gegnoso 

Javën e kaluar, forcat e Komandës Qendrore të Shtetevet të Bashkuara përdorën aeroplanë luftarakë A-10 për të goditur një objektiv që kërcënonte forcat amerikane dhe të koalicionit afër bazës në Eufrat.

David Adesnik, nënpresident i Fondacionin për Mbrojtjen e Demokracive, tha se Shtetet e Bashkuara nuk duhet të shqyrtojnë tërheqjen e trupave nga Siria në përgjigje të shtimit të luftimeve në të gjithë vendin, veçanërisht nëse duan të vazhdojnë trysninë ndaj Shtetit Islamik.

Ai tha se grupi terrorist tashmë ka qenë “në thelb më efektiv” në zonat nën kontrollin e presidentit sirian Bashar Assad.

Të këshilluara

ide

Haga, si përfundim i një epoke të gjatë yes man-izmi

Nga drama e 16 shtatorit, që po rekemi ta konsumojmë si popujt primitivë me lotë, mallkime, ofshama dhe qurravitje duhet të dimë të nxjerrim një mësim: Këtej e tutje askush nuk do të na rrespektojë, po nuk ditëm të respektojmë vetveten. Sepse verdikti i asaj gjykate të instrumentalizuar erdhi si pasojë e servilizmit tonë të verbër ndaj perëndimit

16:25 Andi Bushati

Gënjeshtra e rezorteve elitare

Në Sazan edhe në Zvërnec qeveria po financon komplekse luksoze banimi që do pasurojnë ndërtues lokal dhe ndërkombëtarë, herë duke i hequr taksat, herë duke i çuar infrastrukturë dhe herë duke privatizuar tokën dhe plazhet publike

13:55 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

18°c

KËMBIMI EURO

91.65

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Haga, si përfundim i një epoke të gjatë yes man-izmi

Nga drama e 16 shtatorit, që po rekemi ta konsumojmë si popujt primitivë me lotë, mallkime, ofshama dhe qurravitje duhet të dimë të nxjerrim një mësim: Këtej e tutje askush nuk do të na rrespektojë, po nuk ditëm të respektojmë vetveten. Sepse verdikti i asaj gjykate të instrumentalizuar erdhi si pasojë e servilizmit tonë të verbër ndaj perëndimit

16:25 Andi Bushati

Me sytë katër

PAPARAZZI