Flash

Një sëmundje misterioze shkakton vdekjen e 143 njerëzve në Kongo

Lapsi.al 4 December 2024
Një sëmundje misterioze shkakton vdekjen e 143 njerëzve në

Një sëmundje e ngjashme me gripin që ka shkaktuar vdekjen e dhjetëra njerëzve brenda dy javësh është duke u hetuar në Kongon jugperëndimore, thanë autoritetet lokale. Vdekjet u regjistruan mes 10 dhe 25 nëntorit në provincën Kuango. Simptomat përfshijnë ethe, dhimbje koke, kollë dhe anemi, u tha gazetarëve gjatë fundjavës ministri i shëndetësisë në këtë provincë, Apollinaire Yumba.

Zëvendësguvernatori i provincës, Rémy Saki, i tha agjencisë së lajmeve Associated Press të martën se 67 deri në 143 njerëz kanë vdekur si pasojë e sëmundjes.

"Një ekip ekspertësh epidemiologjikë pritet të shkojnë në rajon për të marrë mostra dhe për të identifikuar problemin", shtoi ai.

Zoti Yumba këshilloi popullatën të tregohet e kujdesshme dhe të përmbahet nga kontakti me trupat e të vdekurve. Ai u bëri thirrje partnerëve kombëtarë dhe ndërkombëtarë që të dërgojnë furnizime mjekësore për t'u marrë me krizën shëndetësore.

Organizatës Botërore të Shëndetësisë tha se Kongo tashmë po vuan nga pasojat e epidemisë e lijës së majmunit, që dyshohet se ka prekur mbi 47,000 njerëz dhe ka shaktuar vdekjen mbi 1,000 vdekje në këtë vend të Afrikës Qendrore.

OBSH-ja është në dijeni të sëmundjes së paidentifikuar dhe ka një ekip në terren që po punon me shërbimet lokale shëndetësore për të mbledhur mostra, sipas një punonjësi të organizatës i cili foli në kushte anonimiteti./ VOA

Të këshilluara

Ndahet nga jeta Arben Tafaj

Ish kandidati i pavarur i Bashkisë Tiranë Arben Tafaj, është ndarë nga jeta ditën e sotme. Lajmin për humbjen e tij e njoftoi mjeku Ilir Alimehmeti, i cili m...

11:38

ide

Haga, si përfundim i një epoke të gjatë yes man-izmi

Nga drama e 16 shtatorit, që po rekemi ta konsumojmë si popujt primitivë me lotë, mallkime, ofshama dhe qurravitje duhet të dimë të nxjerrim një mësim: Këtej e tutje askush nuk do të na rrespektojë, po nuk ditëm të respektojmë vetveten. Sepse verdikti i asaj gjykate të instrumentalizuar erdhi si pasojë e servilizmit tonë të verbër ndaj perëndimit

16:25 Andi Bushati

Gënjeshtra e rezorteve elitare

Në Sazan edhe në Zvërnec qeveria po financon komplekse luksoze banimi që do pasurojnë ndërtues lokal dhe ndërkombëtarë, herë duke i hequr taksat, herë duke i çuar infrastrukturë dhe herë duke privatizuar tokën dhe plazhet publike

13:55 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

18°c

KËMBIMI EURO

91.65

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Haga, si përfundim i një epoke të gjatë yes man-izmi

Nga drama e 16 shtatorit, që po rekemi ta konsumojmë si popujt primitivë me lotë, mallkime, ofshama dhe qurravitje duhet të dimë të nxjerrim një mësim: Këtej e tutje askush nuk do të na rrespektojë, po nuk ditëm të respektojmë vetveten. Sepse verdikti i asaj gjykate të instrumentalizuar erdhi si pasojë e servilizmit tonë të verbër ndaj perëndimit

16:25 Andi Bushati

Me sytë katër

PAPARAZZI