Flash

Një anije ruse qëllon drejt një helikopteri gjerman në Detin Baltik

Lapsi.al 4 December 2024
Një anije ruse qëllon drejt një helikopteri gjerman në Detin

Ekuipazhi i një anijeje ruse përdori municione kundër një helikopteri ushtarak gjerman në Detin Baltik. Lajmin e raportoi pak kohë më parë agjencia gjermane e lajmeve dpa, duke cituar ministren e Jashtme gjermane, Analena Burbock në një konferencë gjatë takim të NATO-s në Bruksel.

Helikopteri mësohet do të kryente një procedurë hetimi në zonë. Burbok theksoi gjithashtu se duhet të intensifikohet ruajtja e tubacioneve dhe kabllove të vendosura në Balltik, për shkak të rritjes së sulmeve hibride nga Rusia dhe mbështetësit e saj.

“Mbrojtja e infrastrukturës kritike përmes patrullave duhet të zgjerohet”, tha ajo. Mirëpo, i pyetur për këtë, përfaqësuesi i Ministrisë së Mbrojtjes deklaroi pak kohë më parë se nuk është në gjendje të konfirmojë ngjarjen.

Të këshilluara

ide

MOTI TIRANA

9°c

KËMBIMI EURO

90.94

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI