Flash

Gjenden statuja dhe monedha nga koha romake në Toskana

Lapsi.al 4 December 2024
Gjenden statuja dhe monedha nga koha romake në Toskana

Statuja të lashta, monedha, bizhuteri nga koha romake dhe etruske janë zbuluar në San Cassiano dei Bani në Toskanën jugore. Lajmin e njoftoi ministria e kulturës e Italisë, duke paraqitur gjetjet e fundit. Gërmimet në San Cassiano dei Bani, një qytet rreth 160 kilometra në veri të Romës, filluan në vitin 2019, dhe në vitet e mëparshme arkeologët kanë gjetur shumë thesare të rëndësishme në zonë.

San Cassiano, në majë të një kodre, kishte një vend të shenjtë që ishin përdorur që nga shekulli III para Krishtit. Etruskët dhe romakët linin aty sendet me vlerë të cilat tani po dalin në dritë. Në një thellësi prej gati 5 metrash, arkeologët gjetën statuja bronzi të burrave dhe grave. Ata gjetën gjithashtu mijëra monedha, një kurorë dhe unazë të artë, gurë të çmuar dhe shumë skulptura gjarpërinjsh.

Njëri prej tyre është rreth një metër i gjatë dhe besohet se përshkruan Agathodaemon, një perëndi me mjekër, gjarpër, me brirë të mitologjisë greke. Sa i përket Agathodaemon mësohet se ajo është statuja më e madhe prej bronzi e perëndisë e gjetur deri më sot. Më të voglat mbahen në Muzeun Britanik dhe Muzeun Arkeologjik Kombëtar të Napolit.

Mijëra lëvozhga vezësh u gjetën gjithashtu në vend si dhe vezë të tëra, me vrima të vogla nga të cilat shihet ende e verdha e e paprekur e saj. Kishte edhe degë të zbukuruara me bimë dhe kone pishe, që besohet se ishin oferta për faltoren. Thesaret e San Cassiano u ruajtën në këtë gjendje falë baltës së nxehtë të burimeve. Ato do të ekspozohen në një muze të ri i cili do të funksionojë në qytet në fund të vitit 2026.

Të këshilluara

ide

Haga, si përfundim i një epoke të gjatë yes man-izmi

Nga drama e 16 shtatorit, që po rekemi ta konsumojmë si popujt primitivë me lotë, mallkime, ofshama dhe qurravitje duhet të dimë të nxjerrim një mësim: Këtej e tutje askush nuk do të na rrespektojë, po nuk ditëm të respektojmë vetveten. Sepse verdikti i asaj gjykate të instrumentalizuar erdhi si pasojë e servilizmit tonë të verbër ndaj perëndimit

16:25 Andi Bushati

Gënjeshtra e rezorteve elitare

Në Sazan edhe në Zvërnec qeveria po financon komplekse luksoze banimi që do pasurojnë ndërtues lokal dhe ndërkombëtarë, herë duke i hequr taksat, herë duke i çuar infrastrukturë dhe herë duke privatizuar tokën dhe plazhet publike

13:55 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

18°c

KËMBIMI EURO

91.65

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Haga, si përfundim i një epoke të gjatë yes man-izmi

Nga drama e 16 shtatorit, që po rekemi ta konsumojmë si popujt primitivë me lotë, mallkime, ofshama dhe qurravitje duhet të dimë të nxjerrim një mësim: Këtej e tutje askush nuk do të na rrespektojë, po nuk ditëm të respektojmë vetveten. Sepse verdikti i asaj gjykate të instrumentalizuar erdhi si pasojë e servilizmit tonë të verbër ndaj perëndimit

16:25 Andi Bushati

Me sytë katër

PAPARAZZI