Flash

"100 vjet burg"/ Detaji në mesazhin e Ramës që transformoi Erjon Veliajn

Rebelimi i Erion Veliajt ndaj Edi Ramës nuk erdhi nga humbja e Bashkisë së Tiranës, por nga bindja se pas burgosjes dhe poshtërimit të tij qëndronte vetë kryeministri, një e vërtetë që ia shkatërroi shpresën e fundit, por njëkohësisht e çliroi nga frika dhe nënshtrimi ndaj njeriut që dikur e quante “vëllai i madh”.

14:17

Berisha: Rastin e Ilir Metës do e çojmë në Hagë

Lapsi.al 4 December 2024
Berisha: Rastin e Ilir Metës do e çojmë në Hagë

Kryetari i PD-së, Sali Berisha u shpreh se, rastin e Ilir Metës do ta çojnë në Hagë, pasi është torturë ç’njerëzore. Gjatë mbledhjes së grupit parlamentar të PD-së, Berisha theksoi se për këtë dosje do të punojnë me Partinë e Lirisë që ta dërgojnë dosjen në Komisionin Antitorturë në Këshillin e Europës.

"Nuk ka dyshim që është krejtësisht proces politik. Por tani është bërë botërisht e njohur që ky institucion dhe drejtësia është një armë politike në duart e diktaturës. E tillë është rasti yt, i tillë dhe shumë i rëndë është rasti ndaj Ervin Salianjit, rast të cilin ne do ta paraqesim në të gjitha instancat ndërkombëtare sepse ai është aty vetëm se guxoi të denoncojë mafien, të kryejë detyrën e tij, misionin e tij si deputet.

I tillë është rasti i kryetarit të Partisë së Lirisë. Ne duhet të përgatisim dosjen për në Hagë sepse është torturë çnjerëzore publike. Ne do punojmë me Partinë e Lirisë të dërgojmë dosjen në Komisionin Antitorturë në Këshillin e Europës dhe të ndjekim të gjitha instancat në OKB dhe kudo. Sepse ekzistojnë komisione antitorturë dhe ajo ishte një torturë publike, ishte një keqtrajtim çnjerëzor publik. Prandaj me juristët më të mirë, ai rast do të paraqitet në të gjitha instancat si një rast i ushtrimit për hakmarrje të torturës publike. Rast i pandodhur ndonjëherë," tha Berisha.

Të këshilluara

Aksident në Korçë/ Makina përplas motorrin

Një aksident është regjistruara paraditen e sotme në fshatin Sovjan të Korçës. Mësohet se në aksident janë përfshirë një mjet dhe nje motorr. Nga aksidenti ka m...

12:21

ide

MOTI TIRANA

17°c

KËMBIMI EURO

91.00

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI