Flash

Ajo çka SPAK fsheh në dosjen e Elbasanit

Lapsi.al 4 December 2024
Ajo çka SPAK fsheh në dosjen e Elbasanit

Po të bëhet një llogaritje e pasqyrimit mediatik të  “goditjes spektakolare”, që SPAK ndërmori ndaj  bandës së Suel Çelës në Elbasan, vërehet me lehtësi një anomali. 

Shumica e titujve i dedikohen “korruptimit” të gazetarëve Artan Hoxha e Elton Qyno, mënyrës se si ata “prodhonin lajme për llogari të bandave”, në këmbim të parave që merrnin prej tyre. Për të shkuar edhe më tej, një tjetër tymnajë u ngrit me të madhe edhe rreth vrasjes së mundshme të Saimirit të Stopit. 

Po të lexoje pështjellimin që krijuan këto “zbulime” ngjante sikur “spin doctors-at” e SPAK e kishin arritur qëllimin. Duke pompuar emrat e gazetarëve ata e patën përllogaritur përmasën e zhurmshme që kjo ngjarje do të merrte, aq sa për të lënë në heshtje çdo aspekt tjetër. 

Artan Hoxha: Suel Çela punoi që Edi Rama të marrë mandatin e tretë

Pak, fare pak, zëra vigjilentë u kujdesën të ngrenë pyetjen: Po pse duhej të ishte prioritet i prokurorëve të posatshëm, qoftë edhe nëse ishte e vërtetë që Artan Hoxha paskësh manipuluar për llogari të një bande? Nëse kjo ka ndodhur, ajo përbën pa asnjë dyshim një  përdhosje të moralit dhe profesionit të gazetarit, si nga ai, apo qoftë edhe nga Qyno, por deri këtu. Ata as kanë vrarë njeri, as kanë nxjerë dikë në pritë, as kanë shitur vota, drogë apo armë. Mëkatet e tyre duhet të qenë në fundit në klasifikimin e shqetësimeve të prokurorëve, nëse ata nuk kishin qëllim të vërtetonin teorinë e “mediave të kazanit”.

Pra, ç’i hynte në punë SPAK-ut se Artan Hoxha kishte arritur të manipulonte emisionin e Fevziut, apo Elton Qyno lajmet e Karlo Bolinos? Mos vallë këto qenë krimet më mostruoze të bandës së Suel Çelës? Këto dilema bëhen edhe më të mëdha po të vëzhgohet përmasa që mori episodi i vrasjes në tentativë të drejtuesit të Stop. Po të lexohet dosja me vëmendje shikohet që ajo është një budallallëk me brirë. Suel Çela duket hapur që tallet me atë gjyqtaren e neveritshme që ia kërkon këtë edhe as nuk ka ndërmend të qëllojë mbi gazetarin. Edhe vetë Saimir Kodra e pohoi me modesti se ai as nuk kishte ndjerë, as nuk kishte marrë kurrë kërcënime. Pra kjo flluskë qe thjeshtë qesharake për të fituar përmasat që mori.  

Po pse atëherë i’u dha kaq hapsirë në dosje këtyre emrave që dihej se do të shkaktonin rokopujë dhe pse rripat e transesionit të prokurorëve në media e shumfishuan atë? 

Dosja e SPAK/ Banda e Suel Çelës shoqëroi Edi Ramën në Elbasan

Përgjigjja e këtyre pyetjeve gjendet po të lexohen me vëmendje në 262 faqet e dokumentit që “rodhi” drejtpërdrejt nga zyrat e SPAK. 

Aty flitet për shembull për një biznesmen të quajtur Bujar, ose Marsel Shega që është i lidhur ngushtë me bandën e Suel Çelës. Por, po të shihet aktiviteti i tij, ai është favorizuar në marrjen e shumë tenderave shtetërore dhe punëve publike. Kompanitë e tij Viola Green dhe Wonder Green kanë përfituar nga paratë e taksapaguesve shqiptarë, në Elbasan, Berat, Peqin, Kuçovë duke u bërë kështu kanali përmes të cilit banda e Elbasanit ushqehej me të ardhura publike. 

Në dosje shihet gjithashtu se dy nga të arrestuarit si pjestarë të bandës, kanë arritur të katapultojnë mortën e tyre, direkt e në paradhomën e Edi Ramës.

Adelajda Roka mban prej një viti detyrën e drejtoreshës së Agjencisë së Zhvillimit të Territorit, nga kalojnë të gjitha lejet e ndërtimit në vend. Në kontrollin e banesës që i’u bë njërit prej vëllezërve, thuhet se u gjetën edhe plane biznesi që kalonin nga Rama dhe e motra, duke krijuar një lidhje të drejpërdrejtë midis kriminalitetit dhe një sektori fitimprurës të rregulluar drejtpërdrejt nga kryeministri.

Panorama merr formë të plotë po të kujtojmë se njëri nga këta vëllezër, dhe disa nga shokët e tij të armëve, ishin ata që u akuzuan se  masakruan Lulzim Bashën dhe përkrahësit e tij,në mes të Elbasanit në incidentin e famshëm të ditës së verës, në 2021-shin. Ishin po të njëjtët që emri u ka dalë në blerjen e votave, marrjen e kartave të identitetit dhe mbylljen e zyrave të LSI-së gjatë fushatës së fundit elektorale. 

Emërohet në SPAK prokurori që manipuloi hetimet për vrasjen e Pjerin Xhuvanit

Pra, le ta përmbledhim pak. Banda kriminale e Elbasanit, jo vetëm terrorrizonte në paprekshmëri të plotë qytetin, jo vetëm korruptonte policë e gjyqtarë, por partia në pushtet kujdesej ta furnizonte dhe me para publike. Ajo merrte tendera dhe filtronte lejet e ndërtimit që nënshkruan me dorën e tij kryeministri. Përse i merrte këto favore? Për arsyen e thjeshtë se ishte aktive në manipulimin e zgjedhjeve. Ilustrim më të mirë sesa i bën kjo dosje devizës së Ramës: “vjedhin Shqipërinë për të vjedhur vota dhe vjedhin vota për të vjedhur Shqipërinë”, nuk ka se si të ketë.

Investigimi/ Vrasja e Elbasanit, skandali që mjafton për të zhvlerësuar 25 prillin

Pikërisht për këtë arsye, për të fshehur këtë të vërtetë të thjeshtë duhej shpikur një zhurmë e madhe. Prandaj turmave i’u hodhën pa mëshirë emrat Artan Hoxhës dhe Elton Qynos si një brum i mirë për të ushqyer nofullat e pamëshirshme të mekanizmit mediatik. Natyrisht, mëkatet e supozuara të këtyre dy gazetarëve, që nuk e di a duhen më të quhen të tillë, nuk janë të vogla, por ato janë krejt të papërfillshme në rapport me krimin real që gjendet në atë dosje. Pikërisht për këtë të parët u përdorën për të mbrojtur të dytin. Dhe për këtë SPAK realisht duhet përgëzuar, pasi ka përqafuar më së miri filozofinë që mbretëron në Shqipëri së paku prej një dekade, për të arritur me anë të komunikimit, atë që nuk bën dot me punë.     

©Lapsi.al

Të këshilluara

Pjellat zvarranike të reformës në drejtësi

Zakonisht regjimet autokratike mbështeten në dy grupime njerëzish: tek kamikazët, që janë gati të hidhen në zjarr për ti shërbyer dhe tek skuthët të cilët i për...

12:24

Kur Rama ankohet se fajin e ka Tik Toku

Kryeministri- artist shpalli sot përpara shqiptarëve dilemën e tij të madhe nëse duhet të vendosen filtra sigurie për rrjetet sociale apo duhet marrë një vendim...

15:29

Standarti i dyfishtë i seksizmit tonë

Para pak ditësh drejtuesja e komisionit hetimor të tenderit të sterilizimit, Albana Vokshi u vu në qendër të kritikës publike për trajtimin që i bëri ish – mini...

12:55

Fitorja e Trump, një kthim në normalitet?

Çfarë nënkupton zgjedhja triumfale e Donald Trump, fillimisht për Amerikën dhe pastaj për botën? Është ende shumë herët për të kuptuar plotësisht të gjitha p...

11:31

"Fitorja e Trump, fundi i një bote amerikane"

Këtë herë zgjedhja u bë me vetëdije. Në vitin 2016, kur e çuan për herë të parë, Donald Trump-in në Shtëpinë e Bardhë, zgjedhësit amerikanë nuk e dinin se çfarë...

15:43

ide

Çfarë e ka shfazuar Edi Ramën

Përtej teorive komplotiste ka një shpjegim të thjeshtë se si ata të rinj që bërtasin rrugëve të Shqipërisë kundër kryeministrit të tyre, u gjendën në të njëjtën anë të barikadës me mediat më të rëndësishme të globit

16:26 Andi Bushati

Zvërneci si përralla e çekut të bardhë

Shqiptarët janë skeptik kur dëgjojnë historinë e përsëritur se do vijnë investime nga jashtë miliarda euro që do na pasurojnë dhe punësojnë të gjithëve, kuptohet vetëm pasi kanë privatizuar perlat tona kombëtare. Aq më tepër kur përrallat me investime prej miliard eurosh kanë dalë bllof s në rastin e projektit Marina Durrës ku u tha se do investoheshin 2.5 miliardë dollarë

10:03 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

25°c

KËMBIMI EURO

95.24

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI