Flash

Europol 'zbërthen' tjetër aplikacion të koduar: Kemi nën kontroll "Matrix"

Lapsi.al 3 December 2024
Europol 'zbërthen' tjetër aplikacion të koduar: Kemi

Europol u ka "hequr nga duart" një tjetër aplikacion të koduar rrjeteve kriminale. Një ekip i përbashkët hetimor që përfshin autoritetet franceze dhe holandeze ka arritur që të "zbërthejnë" aplikacionin MATRIX. Për tre muaj, autoritetet ishin në gjendje të monitoronin mesazhet nga kriminelët e mundshëm, të cilat tani do të përdoren për të mbështetur hetime të tjera. Operacioni është zhvilluar me mbështetje nga homologët e tyre italianë, lituanianë dhe spanjollë.

Pas Encrochat dhe SkyECC, Europol 'zbërthen' tjetër

MATRIX, një shërbim mesazhesh i bërë nga kriminelët për kriminelët, u zbulua për herë të parë nga autoritetet holandeze në telefonin e një krimineli të dënuar për vrasjen e një gazetari holandez në vitin 2021. Kështu nisi dhe hetimi! Shumë shpejt u zbulua se infrastruktura e kësaj platforme ishte më komplekse se platformat që tashmë janë të njohura për publikun, Sky ECC dhe EncroChat. Në këtë rast, themeluesit e aplikacionit ishin të bindur se shërbimi ishte superior dhe më i sigurt për t'u përdorur nga kriminelët.

Por si funksiononte aplikacioni?

Përdoruesit mund të merrnin shërbim vetëm nëse merrnin një festë nga dikush. Për të pasur akses ekzkluziv duhet të paguaje nga 1300-1600 euro në muaj. Të paktën 8000 llogari janë gjetur kudo në botë dhe nga përdoruesit janë dedektuar 33 gjuhë të ndryshme nga gjithsej 2,3 milionë mesazhe të shkëmbyera. Sipas Europol, në mesazhe flitet për trafik droge, armësh dhe pastrim parash.

Në kuadër të operacionit një person u arrestua në Francë, 2 në Spanjë, dhe 6 shtëpi u kontrolluan në Lituani. Serverët kryesorë në Francë dhe Gjermani u kapën dhe tani autoritetet do të jenë në gjendje që të aksesojnë në mesazhet që kanë shkëmbyer kriminelët për të zbardhur detaje lidhur me ngjarje që kanë ndodhur me shumë gjasa edhe në Shqipëri. Deri më tani, fatin e Matrix, e kanë pasur edhe aplikacionet e tjera, si Sky ECC, EncroChat, Exclu dhe Ghost.

Të këshilluara

Ndahet nga jeta Arben Tafaj

Ish kandidati i pavarur i Bashkisë Tiranë Arben Tafaj, është ndarë nga jeta ditën e sotme. Lajmin për humbjen e tij e njoftoi mjeku Ilir Alimehmeti, i cili m...

11:38

ide

Haga, si përfundim i një epoke të gjatë yes man-izmi

Nga drama e 16 shtatorit, që po rekemi ta konsumojmë si popujt primitivë me lotë, mallkime, ofshama dhe qurravitje duhet të dimë të nxjerrim një mësim: Këtej e tutje askush nuk do të na rrespektojë, po nuk ditëm të respektojmë vetveten. Sepse verdikti i asaj gjykate të instrumentalizuar erdhi si pasojë e servilizmit tonë të verbër ndaj perëndimit

16:25 Andi Bushati

Gënjeshtra e rezorteve elitare

Në Sazan edhe në Zvërnec qeveria po financon komplekse luksoze banimi që do pasurojnë ndërtues lokal dhe ndërkombëtarë, herë duke i hequr taksat, herë duke i çuar infrastrukturë dhe herë duke privatizuar tokën dhe plazhet publike

13:55 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

18°c

KËMBIMI EURO

91.65

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Haga, si përfundim i një epoke të gjatë yes man-izmi

Nga drama e 16 shtatorit, që po rekemi ta konsumojmë si popujt primitivë me lotë, mallkime, ofshama dhe qurravitje duhet të dimë të nxjerrim një mësim: Këtej e tutje askush nuk do të na rrespektojë, po nuk ditëm të respektojmë vetveten. Sepse verdikti i asaj gjykate të instrumentalizuar erdhi si pasojë e servilizmit tonë të verbër ndaj perëndimit

16:25 Andi Bushati

Me sytë katër

PAPARAZZI