Flash

Vangjush Dako thirret sërish në SPAK

Lapsi.al 2 December 2024
Vangjush Dako thirret sërish në SPAK

Ish-kryebashkiaku i Durrësit Vangjush Dako është thirrur sërish në Prokurorinë e Posaçme vetëm disa ditë pas dënimit të tij. Mësohet se Dako këtë herë është thirrur në SPAK për dosjen hetimore të Prokurorisë ndaj ish-deputetit socialist Jurgis Çyrbja.

Ish-deputeti socialist akuzohet për tre vepra penale: “Korrupsion aktiv zgjedhor”, “Përkrahje e autorit të krimit” dhe “Tregtimi i sekretit shtetëror”. Çyrbja u arrestua pak ditë pasi dha dorëheqjen nga mandati i deputetit, të cilin e mbante që nga viti 2017.

Nga hetimet e kryera nga SPAK, ka rezultuar se Çyrbja ka komunikuar përmes aplikacionit të enkriptuar “Sky ECC” me persona të shpallur në kërkim informacion rreth përmbajtjes së dokumenteve dhe akteve që sipas ligjit përbëjnë sekret shtetëror.

Të këshilluara

ide

MOTI TIRANA

13°c

KËMBIMI EURO

91.00

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI