Flash

Teoria konspirative e Vuçiç/ Shpërthimin e kanë bërë kosovarët

Lapsi.al 2 December 2024
Teoria konspirative e Vuçiç/ Shpërthimin e kanë

Shpërthimin e bujshëm të një kanali në Ibër-Lepenc në veri të Kosovës, që BE e konsideroi një akt terrorrist dhe për të cilin qeveria e Prishtinës akuzoi drejt përdrejt Beogradin, presidenti serb Aleksandar Vuçiç po reket ta devijojë në drejtim të kundërt. Sipas shefit të shtetit serb duhet parë se kush përfiton nga këto akte për të mbërritur tek autorët.

Ai pranoi se qeveria e vendit të tij "ka disa dyshime për urdhëruesit" dhe "disa njohuri për zbatuesit", ndonëse u kujdes të shtojë se do të jetë hetimi përfundimtar që do të vendosë. 

Një nga provat më të forta deri më tani në favor të palës kosovare është se 20 KG e eksplozivit janë nga ato që disponon ushtria serbe. Ministri i Brendshëm i Kosovës, Xhelal Sveçla, tha se eksplozivi i përdorur në sulmin ndaj kanalit “është e pamundur të gjendet në tregun e zi, nëse nuk furnizohet drejtpërdrejt nga depot e ushtrisë”. Me gjysëm ironi residenti serb u mundua të thotë se ky fakt vërteton të kundërtën. Vuçiç tha se është “i sigurt” se bëhet fjalë për eksploziv ushtarak serb, "pasi mund te ishte konfiskuar gjatë një prej bastisjeve", duke aluduar se shpërthimi mund të jetë organizuar nga në policia e Kosovës. 

Çfarë dihet deri tani mbi sulmin ndaj kanalit të ujit në veri të Kosovës

Në ekspozenë e bërë në vendin e tij ai ka lënë të kuptohet se i interesuar për këtë fajësim të Serbisë është kryeministri kosovar Albin KIurti, që këkon të pëfitojë nga një ngjarje e tillë. Një nga objektivat mund të ketë qenë, sipas Vuçiçit, që provovokimi i këtij shpërthimi ti jepte mundësi Kosovës që të dërgonte forcat e saj ushtarake në veriun e banuar nga serbët.

Sipas presidentit serb Albin Kurti i kishte kërkuar leje KFOR-it që Forca e Sigurisë së Kosovës (FSK) të vendosej në veri të Kosovës vetëm “nëntë minuta” pasi ishte njoftuar për shpërthimin në kanalin e Ibër-Lepencit. "Po pyes NATO-n dhe KFOR-in, a po flas të vërtetën apo jo?" tha Vuçiç duke e ditur se qeveria kosovare e kishte bërë këtë kërkesë, por kishte marrë përgjigje negative nga komanda e trupave ndërkombëtare.

KFOR refuzon kërkesën e Kosovës për dërgimin e FSK-së në veri

Një arsye tjetër që është servirur ka lidhje me zgjedhjet parlamentare të shkurtit të ardhshëm. Qëllimi sipas Beogradit paskësh qenë mjë parlament i ri pa partinë kryesore të serbëve lokalë, e cila as tani nuk është në kuvend pasi e ka bojkotuar atë. Ata duan që të shpallet Lista Serbe organizatë terroriste përpara afatit për dorëzimin e listës zgjedhore për zgjedhjet e 9 shkurtit në Kosovë.

Në këtë amalgamë argumentash Vuçiç nuk ka harruar të përmendë edhe interesin e atyre që nuk duan përparimin e negociatave për rrugën e Serbisë drejt BE-së. Ato kanë ngrirë që prej fillimit të konfliktit në Ukrainë, ndërkohë që javën e ardhshëm priteshin të hapeshin kapitujt e rinj.

Pasi ka hedhur gjithë këto aludime në deklaratat që bëri të dielën, presidenti serb ka bërë "të mirin" duke thënë se pavarësisht këtyre, ai nuk ka akuzuar palën tjetër. "...si një shtet serioz, nuk jemi marrë me akuza dhe nuk kemi thënë se ai sulm është urdhëruar drejtpërdrejt nga Kurti”, tha Vuçiç duke iu referuar kryeministrit të Kosovës, Albin Kurtit, i cili menjherë e pati denoncuar Serbinë për “dirigjimin” e këtij sulmi “terrorist dhe kriminal”. 

Kosovë-Serbi: Përse është Gazivoda kaq e rëndësishme?

Shpërthim i fuqishëm që dëmtoi, në mbrëmjen e 29 nëntorit, kanalin e Ibër-Lepencit që furnizon me ujë nga Liqeni i Ujmanit disa qytete të vendit, si dhe Korporatën Energjetike të Kosovës për ftohjen e termoelektranave të saj i la pjesë të mëdha të popullsisë pa ujë dhe drita. Autoritetet vendase konsideruan se ky ishte sulmi më i rëndë ndaj infrastrukturës kritike që nga lufta e fundit në Kosovë. Menjëherë pas atij që BE e konsideroi si akt terrorrist policia arrestoi dhjetë të dyshuar si pjesë e "Mbrojtjes Civile", e cila ka vepruar ilegalisht në veri që nga viti 2011 dhe cila është shpallur organizatë terroriste në qershorin e vitit të kaluar nga Qeveria e Kosovës. Atyre iu sekuestruan mbi 200 uniforma ushtarake, gjashtë raketahedhës dore, tri granata dore, dy pushkë të llojit AK47, një revole, municion të kalibrave të ndryshme, fitila ndezës për inicim të lëndëve plasëse, helmeta ushtarake, maska, thika, të holla në valuta si euro dhe dinarë. Ky është sulmi i dytë terrorist që pas atij të 24 shtator 2023 në fshatin Banjskë ku mbeti i vrarë rreshteri Afrim Bunjaku. 

©Lapsi.al

 

Të këshilluara

ide

Çfarë e ka shfazuar Edi Ramën

Përtej teorive komplotiste ka një shpjegim të thjeshtë se si ata të rinj që bërtasin rrugëve të Shqipërisë kundër kryeministrit të tyre, u gjendën në të njëjtën anë të barikadës me mediat më të rëndësishme të globit

16:26 Andi Bushati

Zvërneci si përralla e çekut të bardhë

Shqiptarët janë skeptik kur dëgjojnë historinë e përsëritur se do vijnë investime nga jashtë miliarda euro që do na pasurojnë dhe punësojnë të gjithëve, kuptohet vetëm pasi kanë privatizuar perlat tona kombëtare. Aq më tepër kur përrallat me investime prej miliard eurosh kanë dalë bllof s në rastin e projektit Marina Durrës ku u tha se do investoheshin 2.5 miliardë dollarë

10:03 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

30°c

KËMBIMI EURO

95.24

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI