Flash

Stuhia "Bora", Greqia shpall gjendjen e jashtëzakonshme në ishujt Rodos dhe Limnos

Lapsi.al 2 December 2024
Stuhia "Bora", Greqia shpall gjendjen e jashtëzakonshme në

Ministria e Krizave Klimatike dhe Mbrojtjes Sociale në Greqi ka shpallur në gjendje të jashtëzakonshme ishullin Rodos dhe Limnos, për shkak të stuhisë “Bora” që goditi Greqinë. Gjithashtu ishulli Rodos dhe Limnos janë zonat më të prekura nga stuhia, e cila shkaktoi përmbytje të mëdha në banesa dhe infrastrukturë. Po ashtu si pasojë e motit të keq dy persona humbën jetën në ishullin e Limnos.

Bashkia Rodos dhe Limnos janë shpallur zyrtarisht në gjendje të jashtëzakonshme mesditën e së hënës. Të shtunën ishulli i Rodosit përjetoi përmbytjet më të mëdha në histori. Përmbytjet e shkaktuara nga shirat e rrëmbyer shkatërruan rrugë dhe ndërtesa. Në Selanik moti i keq ka krijuar shumë probleme në qytet pasi qarkullimi i mjeteve është ndërprerë në rrugët kryesore për shkak të rënies së pemëve dhe rrugëve të pushtuara nga uji.

Të këshilluara

ide

MOTI TIRANA

8°c

KËMBIMI EURO

90.94

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI