Flash

Vatër zjarri në Peqin

Një zjarr i përmasave të mëdha ka përfshirë një sipërfaqe me shkurre, pyll, por edhe ullishte në fshatin Haspiraj ...

20:25

Vatër zjarri në Selenicë

Një zjarr i përmasave të mëdha ka përfshirë këtë të mërkurë fshatin Armen, në Bashkinë e Selen...

20:02

Modelja e Victoria’s Secret rrëmbehet me familjen në Brazil

Lapsi.al 2 December 2024
Modelja e Victoria’s Secret rrëmbehet me familjen në Brazil

Luciana Curtis dhe familja e saj  u rrëmbyen dhe u mbajtën peng për 12 orë në Brazil të mërkurën mbrëma.

Familja kishte qenë duke ngrënë në një lagje të pasur në São Paul kur një grup kriminal i maskuar i detyroi ata, me armë në dorë, të hipnin në makinë dhe i çuan në një kasolle të braktisur në periferi të qytetit, ku u mbajtën robër gjatë natës, sipas raportimeve. Ata u liruan herët të enjten pasi rrëmbyesit vodhën para nga llogaritë e tyre bankare.

“Gjatë kontrollit nga ekipet e specializuara të policisë, banda ka braktisur familjen dhe ka ikur”, tha policia, sipas The Post.

Fëmija më i madh i çiftit, i cili nuk shkoi në darkë me familjen, njoftoi policinë pasi ata nuk u kthyen nga darka të mërkurën. “Familja është liruar dhe ata janë të sigurt dhe mirë”, deklaroi një përfaqësues i Curtis.

Luciana Curtis, e lindur në Sao Paulo, është një figurë e njohur në industrinë e modelimit. Pas fillimeve të saj si adoleshente, ajo fitoi famë ndërkombëtare në vitin 1993, kur mori titullin “Supermodel of the World” në Brazil. Gjatë karrierës së saj, ka pozuar për revista prestigjoze si Glamour, Cosmopolitan dhe Marie Claire, dhe ka bashkëpunuar me marka të njohura ndërkombëtare si Victoria’s Secret, H&M dhe L’Oreal.

Të këshilluara

Elton John: Kam humbur shikimin

John zbuloi se ai ka humbur shikimin pas betejës së tij me një infeksion "të rëndë". Muzikanti bëri rrëfimin tronditës të dielën mbrëma teksa iu drejtua të f...

17:49

Ndahet nga jeta aktori i “Dynasty“

Wayne Northrop, i njohur më së shumti për rolet e tij në "Dynasty" dhe "Days of Our Lives", ka ndërruar jetë në moshën 77-vjeçare. Publicistja e tij, Cynthia...

15:09

Hailee Steinfeld fejohet me Josh Allen

Hailee Steinfeld dhe Josh Allen janë fejuar! Çifti e zbuloi lajmin me një njoftim të përbashkët në Instagram të premten,  në të cilin ata thjesht shkruajtën,...

17:20

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

16°c

KËMBIMI EURO

91.79

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI