Një akt i mëshire dhe dashurie nga një baba që ka njohur shumë dhimbje në jetë? Apo, nga ana tjetër, një manovër politikisht hipokrite që të kujton rivalin e tij Donald Trump? Ndoshta të dyja versionet mund të jenë të vërteta.
Njoftimi i Joe Biden të dielën, se ai ka falur djalin e tij Hunter, i cili tashmë është njohur si fajtor në dy vepra penale, ka të ngjarë të ketë qenë produkt i një mundimi shekespirian mes arsyeve të mendjes dhe atyre të zemrës.
Nga njëra anë, Biden është një nga institucionalistët e fundit të mëdhenj në ëashington."Që nga dita kur mora detyrën, kam thënë se nuk do të ndërhyja në vendimarrjen e Departamentit të Drejtësisë", tha ai në një deklaratë të drejtpërdrejtë dhe personale të dielën. Supozimi se mund ti kundërvihej ndarjes së pushteteve është kundër çdo elementi të qenies së tij politike.
Nga ana tjetër, Biden nuk është pothuajse asgjë pa familjen e vet. Fjalimet e tij janë të mbushura me referenca për prindërit. Kur ishte senator, ai një herë mori trenin nga ëashingtoni në ëilmington, (Delaware), që të mund të fikte qirinjtë e tortës së ditëlindjes së vajzës së tij tetëvjeçare, Ashley. E bëri këtë në stacionin e trenit dhe menjëherë ma pas mori rrugën e kthimit për në kryeqytet.
Karakteri i Biden është formësuar thellësisht nga vdekja e gruas së tij të parë, Neilia Hunter Biden, dhe vajzës së tyre 13-muajshe, Naomi, në një aksident automobilistik. Më pas ajo u shenjua nga vdekja e djalit të tij Beau prej kancerit në tru. Në këtë kontekst, statusi i Hunter, si fëmija i parë i një presidenti në detyrë që përballet me akuza penale do ta ketë prekur atë në atë që Ernest Hemingëay e ka cilësuar si “the broken places".
Kush është Hunter Biden dhe përse po sulmohet ai?
Hunter u njoh si fajtor këtë verë për mashtrim lidhur me përdorimin e drogave gjatë momenteve kur bleu një armë. Joe Biden përjashtoi kategorikisht mundësinë e faljes ose të një amnistie për djalin e tij, duke thënë për gazetarët: "Unë respektoj vendimin e jurisë dhe nuk do ta fal atë."
Hunter nga ana e tij e ka pranuar fajësinë në një proces të veçantë për shmangie taksash dhe pritej të dënohej për të dyja rastet në javët e ardhshme.
Thuhet se presidentin e mundonte prej muajsh vendimi që do duhej të merrte. Por fitorja e Trump në zgjedhjet e 6 nëntorit e ka zhbalancuar peshoren në favor të të birit. Perspektiva e lënies së Hunter-it në duar të ministrisë së drejtësisë së Trump, e cila pritet të jetë shumë e politizuar dhe hakmarrëse, ka qenë përcaktueste. Biden zakonisht merr këshilla nga anëtarë të ngushtë të familjes dhe ka mundësi që të ketë vendosur pas një diskutimi gjatë fundjavës intime të kaluar me rastin e festës së falënderimeve.
"Çdokush që i shqyrton faktet për proceset ndaj Hunter-it nuk mund të arrijë ndonjë përfundim tjetër, përveçse që ai është përndjekur penalisht vetëm ngaqë është im bir, – dhe kjo është e gabuar", tha presidenti në një deklaratë, duke e quajtur këtë: "një gabim të drejtësisë".
Ai shtoi: "Ka pasur një përpjekje për ta thyer Hunter-in – i cili është i pastër prej pesë vjetësh e gjysmë, ndonëse përballet me sulme të pandërprera dhe ndjekje selektive. Në përpjekjen për ta thyer Hunter, ata kanë tentuar të më thyejnë edhe mua – dhe nuk ka asnjë arsye të besojmë që kjo do të ndalet këtu. Mjaft më."
+18/ Zbërthehet laptopi i djalit të Joe Biden i mbushur me pornografi dhe kokainë
Përkrahësit e Biden pretendojnë se, nëse Hunter do të kishte qenë një qytetar i zakonshëm, procesi i blerjes së armës prej tij nuk do të merrte këto përmasa. Ata këmbëngulin se babai i tij thjesht po e rregullon këtë gabim. Republikanët shpenzuan vite duke kërkuar gjilpërën në kashtë për të hetuar ndaj Hunter-it, por nuk gjetën asnjë provë të qartë që e lidhte babanë e tij me çështje korruptive.
Ish-prokuror i përgjithshëm, Eric Holder shkroi në mediat e veta sociale se asnjë prokuror i SHBA-së, që do të kishte përpara syve ato prova "nuk do të ngrinte dot akuzë penale për këtë rast. Pas një hetimi pesëvjeçar, nuk rezultuan fakte që e përligjnin akuzën. Po të mos quhej, Hunter, por Joe Smith, zgjidhja më drejtë do kish qenë pushimi i çështjes. Prandaj falja e tanishme është e justifikuar", nënvizoi ai.
Kjo nuk është hera e parë që faljet presidenciale bien era nepotizëm. Kur ishte në krye të shtetit Bill Clinton, fali vëllanë e tij të birësuar për akuza të vjetra si përdorues kokaine, ndërsa Trump fali babain e Jared Kushner, dhëndrit të vet, për shmangie taksash dhe hakmarrje ndaj një dëshmitari. Megjithatë, ndryshe nga Hunter, në të dyja rastet, ata që patën përfituar i kishin vuajtur dënimet.
Trump gjithashtu i përdori ditët e fundit të presidencës së tij të parë për të falur një galeri rugaçësh si Steve Bannon, Michael Flynn, Paul Manafort dhe Roger Stone.
Por pavarësisht nga këto, për shumë amerikanë, është tronditës standarti i dyfishtë i një presidenti që vendos ti akordojë faljen një anëtari të familjes së tij, përpara shumë rasteve të tjera të merituara. Kjo do i japë mundësinë të zgjedhurve republikanë në Dhomën e Përfaqësuesve që të sulmojnë edhe më fort "familjen kriminale Biden".
Edhe brenda kampit të tij janë dëgjuar zëra demokratësh të pakënaqur. "Ndërsa si baba, unë me siguri e kuptoj dëshirën natyrale të presidentit Joe Biden për të ndihmuar djalin e tij duke e falur atë, jam i zhgënjyer që ai vuri familjen e tij para vendit. Ky është një precedent i keq që mund të keqpërdoret nga presidentët e ardhshëm dhe fatkeqësisht do të njollosë reputacionin e tij", tha Jared Polis, guvernatori demokrat i Colorado-s.
FOTOT/ Dalin pamjet e sikletshme të djalit të Joe Biden, me një prostitutë: E bënë rusët…
Joe ëalsh, një ish-deputet republikan që u bë kritik i Trump, deklaroi në rrjetin MSNBC: "Joe Biden ka pohuar vazhdimisht se nuk do ta bëjë këtë, kështu që i bie se ai ka gënjyer vazhdimisht. Kjo vetëm e thellon cinizmin që njerëzit kanë ndaj politikës dhe ky cinizëm e forcon Trump, sepse Trump mund të thotë: 'Unë nuk jam një kërcënim unik. Të gjithë e bëjnë këtë. Nëse unë bëj diçka për djalin tim, kunatën time, çfarëdo që shihni, Joe Biden ka bërë të njëjtën gjë".
Konteksti i Trump-it është i pamundur të injorohet në këtë labirint moral. Muajin e ardhshëm ai do të bëhet krimineli i parë i dënuar që betohet si presidenti. Ai tashmë po bën lëvizje për të emëruar mbështetës të tij në FBI dhe Departamentin e Drejtësisë.
Michelle Obama ka deklaruar dikur se njerzit nuk duhet të dekurajohen edhe kur ata bien poshtë. Të dielën Joe Biden, 82 vjeç, në prag të largimit nga presidenca, vendosi të mos dekurajohet. Ndoshta kjo ishte ajo që do të kishte bërë çdo prind.
The Guardian, përktheu Lapsi.al