Flash

PAMJE/ Përmbytje katastrofike në ishullin grek të Rodosit

Lapsi.al 1 December 2024
PAMJE/ Përmbytje katastrofike në ishullin grek të Rodosit

Ishulli grek i Rodosit ka përjetuar një natë të rëndë pasi prej të shtunës është përballur me fenomenin më të madh të përmbytjeve në historinë e tij. Uji ka vërshuar në rrugë duke marrë përpara automjetet.

Dëmet në infrastrukturë janë të mëdha. Autoritetet kanë vendosur një shtetrrethim 24-orësh duke u kërkuar njerëzve të mos dalin nga banesat. Shkollat janë mbyllur të hënën.

“U desh të kryheshin dhjetëra operacione shpëtimi, në kushte veçanërisht të vështira që në disa raste çuan edhe në nevojën për operacione shpëtimi për vetë ata. Ishulli u përforcua me forca që mbërritën nga Athina me një fluturim special dhe që nga agimi është dërguar një mesazh që ndalon çdo lëvizje.

Regjistrimi i dëmeve nuk do të fillojë derisa të përfundojë stuhia. Dëme të shumta ka në rrjetin rrugor si dhe në banesa dhe biznese. Deri më tani nuk ka raportim për persona të zhdukur” – thuhej në një njoftim të autoriteteve të Rodosit. ©LAPSI.al

Të këshilluara

ide

Haga, si përfundim i një epoke të gjatë yes man-izmi

Nga drama e 16 shtatorit, që po rekemi ta konsumojmë si popujt primitivë me lotë, mallkime, ofshama dhe qurravitje duhet të dimë të nxjerrim një mësim: Këtej e tutje askush nuk do të na rrespektojë, po nuk ditëm të respektojmë vetveten. Sepse verdikti i asaj gjykate të instrumentalizuar erdhi si pasojë e servilizmit tonë të verbër ndaj perëndimit

16:25 Andi Bushati

Gënjeshtra e rezorteve elitare

Në Sazan edhe në Zvërnec qeveria po financon komplekse luksoze banimi që do pasurojnë ndërtues lokal dhe ndërkombëtarë, herë duke i hequr taksat, herë duke i çuar infrastrukturë dhe herë duke privatizuar tokën dhe plazhet publike

13:55 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

18°c

KËMBIMI EURO

91.65

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Haga, si përfundim i një epoke të gjatë yes man-izmi

Nga drama e 16 shtatorit, që po rekemi ta konsumojmë si popujt primitivë me lotë, mallkime, ofshama dhe qurravitje duhet të dimë të nxjerrim një mësim: Këtej e tutje askush nuk do të na rrespektojë, po nuk ditëm të respektojmë vetveten. Sepse verdikti i asaj gjykate të instrumentalizuar erdhi si pasojë e servilizmit tonë të verbër ndaj perëndimit

16:25 Andi Bushati

Me sytë katër

PAPARAZZI