Flash

Sulmi në kanalin e ujit në veri të Kosovës, Berisha: Akt terrorist

Lapsi.al 30 November 2024
Sulmi në kanalin e ujit në veri të Kosovës, Berisha: Akt

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha po zhvillon ditën e sotme një konferencë me gazetarët në selinë blu. Berisha e ka nisur fjalën e tij, duke dënuar sulmin e ndodhur mbrëmjen e djeshme në kanalin e ujit në Veri të Kosovës.

Ai e cilësoi ngjarjen si akt terrorist, ndërsa akuzoi Beogradin si fajtor të shpërthimeve të dy ditëve të fundit në Kosovë. Kryedemokrati u shpreh se kjo situatë është edhe në interesin e Kremlinit që sipas tij, kërkon që krahas fronit të luftës në Ukrainë, të ketë edhe një konflikt tjetër në Ballkan.

“Së pari dua të dënon me forcën më të madhe, aktet terroriste në Zubin-Potok, Zveçan të furnizimit me ujë të qytetarëve të Kosovës, por edhe institucionet e Kosovës në ato territore. Këto akte terroriste të cilat zhvillohen pas shpalljes nga presidentja e Kosovës të datës së zgjedhjeve dhe shprehjes së vullnetit të Listës Serbe për marrjen pjesë në këto zgjedhje, kanë synim madhor destabilizimin e atij rajoni dhe dekurajimin e serbëve, për të marrë pjesë në proceset demokratike, në Kosovë në vendin e tyre.

Këto akte janë një aktakuzë e rëndë e Beogradit, i cili kërkon me çdo kusht një zonë konfliktuale të re, kërkon me çdo kusht, destabilizimin e Kosovës. Natyrisht një skenar i tillë, është skenar tipik i Rusisë së vogël, që i shkon në interesin më të madh edhe të Kremlinit. Situata në Kosovë, kriza e konservuar në Kosovë, është rrjedhojë e qëndrimeve fund e krye konfliktuale të Beogradit, synimit të tij për të mbajtur shtetin serb në Kosovë dhe për të zmadhuar siç shprehej vetë Vuçiçi Serbinë, duke nënkuptuar këtë zmadhim me territoret e Kosovës. Kjo situatë është në interesin më të mirë të Kremlinit, i cili kërkon që krahas fronit të luftës në agresionin që bëri ndaj Ukrainës, të ketë edhe një konflikt tjetër në Ballkan, po në interesa të tij.”, tha Berisha.

Të këshilluara

ide

Haga, si përfundim i një epoke të gjatë yes man-izmi

Nga drama e 16 shtatorit, që po rekemi ta konsumojmë si popujt primitivë me lotë, mallkime, ofshama dhe qurravitje duhet të dimë të nxjerrim një mësim: Këtej e tutje askush nuk do të na rrespektojë, po nuk ditëm të respektojmë vetveten. Sepse verdikti i asaj gjykate të instrumentalizuar erdhi si pasojë e servilizmit tonë të verbër ndaj perëndimit

16:25 Andi Bushati

Gënjeshtra e rezorteve elitare

Në Sazan edhe në Zvërnec qeveria po financon komplekse luksoze banimi që do pasurojnë ndërtues lokal dhe ndërkombëtarë, herë duke i hequr taksat, herë duke i çuar infrastrukturë dhe herë duke privatizuar tokën dhe plazhet publike

13:55 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

19°c

KËMBIMI EURO

91.65

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Haga, si përfundim i një epoke të gjatë yes man-izmi

Nga drama e 16 shtatorit, që po rekemi ta konsumojmë si popujt primitivë me lotë, mallkime, ofshama dhe qurravitje duhet të dimë të nxjerrim një mësim: Këtej e tutje askush nuk do të na rrespektojë, po nuk ditëm të respektojmë vetveten. Sepse verdikti i asaj gjykate të instrumentalizuar erdhi si pasojë e servilizmit tonë të verbër ndaj perëndimit

16:25 Andi Bushati

Me sytë katër

PAPARAZZI