Flash

Kim Jong Un zotohet për mbështetjen e luftës së Rusisë ndaj Ukrainës

Lapsi.al 30 November 2024
Kim Jong Un zotohet për mbështetjen e luftës së Rusisë

Udhëheqësi i Koresë së Veriut Kim Jong Un tha se vendi i tij do të “mbështesë përherë” luftën e Rusisë ndaj Ukrainës, pas takimit që zhvilloi me ministrin rus të Mbrojtjes.

Një delegacion ushtarak rus i udhëhequr nga ministri i Mbrojtjes Andrei Belousov mbërriti në Korenë e Veriut të premten, mes shqetësimeve ndërkombëtare se dy vendet po zgjerojnë bashkëpunimin, i cili u thellua me dërgimin e mijëra trupave koreanoveriore në Rusi.

Agjencia zyrtare e lajmeve të Koresë së Veriut njoftoi se gjatë takimit të së premtes, udhëheqësi Kim dhe ministri Belousov kishin rënë dakord për forcimin e partneritetit strategjik dhe mbrojtjen e sovranitetit, interesave të sigurisë dhe drejtësisë ndërkombëtare, ndërsa situata e sigurisë ndërkombëtare po ndryshon me shpejtësi.

Koreja e Veriut ka mbështetur sulmin në shkallë të gjerë të Rusisë ndaj Ukrainës dhe ka kritikuar vendimin e Shteteve të Bashkuara, më herët në nëntor, për lejimin e përdorimit të raketave amerikane me rreze të gjatë veprimi nga Ukraina, për të goditur në thellësi të Rusisë, duke e cilësuar si një ndërhyrje në konflikt.

Udhëheqësi koreanoverior i cilësoi sulmet e fundit ruse në Ukrainë si “një masë efektive” që tregon vendosmërinë e Rusisë.

Sipas vlerësimeve të Shteteve të Bashkuara, Ukrainës dhe Koresë së Jugut, Pheniani ka dërguar mbi 10 mijë trupa në Rusi dhe një pjesë e tyre kanë filluar të luftojnë në vijën e frontit. Uashingtoni, Seuli dhe aleatë të tjerë thonë se Koreja e Veriut ka dërguar sisteme artilerie, raketa dhe armë të tjera drejt Rusisë.

Moska dhe Pheniani nuk kanë konfirmuar zyrtarisht dislokimin e trupave koreanoveriore dhe kanë mohuar njoftimet për dërgimin e armëve./voa

Të këshilluara

ide

Haga, si përfundim i një epoke të gjatë yes man-izmi

Nga drama e 16 shtatorit, që po rekemi ta konsumojmë si popujt primitivë me lotë, mallkime, ofshama dhe qurravitje duhet të dimë të nxjerrim një mësim: Këtej e tutje askush nuk do të na rrespektojë, po nuk ditëm të respektojmë vetveten. Sepse verdikti i asaj gjykate të instrumentalizuar erdhi si pasojë e servilizmit tonë të verbër ndaj perëndimit

16:25 Andi Bushati

Gënjeshtra e rezorteve elitare

Në Sazan edhe në Zvërnec qeveria po financon komplekse luksoze banimi që do pasurojnë ndërtues lokal dhe ndërkombëtarë, herë duke i hequr taksat, herë duke i çuar infrastrukturë dhe herë duke privatizuar tokën dhe plazhet publike

13:55 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

18°c

KËMBIMI EURO

91.65

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Haga, si përfundim i një epoke të gjatë yes man-izmi

Nga drama e 16 shtatorit, që po rekemi ta konsumojmë si popujt primitivë me lotë, mallkime, ofshama dhe qurravitje duhet të dimë të nxjerrim një mësim: Këtej e tutje askush nuk do të na rrespektojë, po nuk ditëm të respektojmë vetveten. Sepse verdikti i asaj gjykate të instrumentalizuar erdhi si pasojë e servilizmit tonë të verbër ndaj perëndimit

16:25 Andi Bushati

Me sytë katër

PAPARAZZI