Flash

Ç'ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

Lapsi.al 30 November 2024
Ç'ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive

[audio mp3="https://cdnimpuls.com/lapsi.al/wp-content/uploads/2024/11/Media-Gjermane-Porti-i-Durresit.mp3"][/audio]

"Përshkallëzohet drama në portin e Durrësit. Detaje të reja mbi kompaninë fiktive kroate dhe lidhje të mundshme kriminale". Me këtë titull e përditshmja gjermane "Focus Online" i ka kushtuar vëmendje asaj që po ndodh në portin e Durrësit. Në shkrimin e plotë që lapsi.al sjell më poshtë hidhen dyshime për afera korrupstive si për projektin e ri që pritet të ndërtohet ashtu edhe për largimin e një kompanie gjermane.

Projekti miliardësh i portit të Durrësit, dikur i promovuar si zemra ekonomike e Shqipërisë, po shndërrohet gjithnjë e më shumë në një simbol të intrigave ndërkombëtare, gabimeve politike dhe veprimeve të dyshimta. Zbulimet më të fundit tregojnë një rrjet të ndërlikuar kompanish kroate fiktive, lidhje tregtare ndërkombëtare dhe struktura të dyshuara kriminale, duke vënë në pikëpyetje besimin ndaj qeverisë së kryeministrit Edi Rama.

Prej vitesh, porti i Durrësit ka qenë në qendër të debateve politike dhe ekonomike. Kontrata fillestare me kompaninë gjermane EMS Shipping Trading GMBH, që synonte menaxhimin e portit, shkaktoi bujë të madhe. Megjithatë, qeveria shqiptare e ndërpreu njëanshëm kontratën për të hapur rrugën për një projekt të ri turistik.

Pika e kthesës erdhi në korrik 2024, kur EMS papritur tërhoqi padinë ndërkombëtare dhe ia shiti koncesionin për 13 milionë euro një kompanie kroate, Schapha d.o.o.. Kjo transaksion, që në pamje të parë duket rutinë, ka ngritur shumë pikëpyetje.

Schapha d.o.o.: Një kompani fiktive me qëllime të fshehura

Ekspertët në Berlin dhe Bruksel kanë vënë në pikëpyetje arsyen pse një kompani e vogël kroate do të merrte përsipër një kontratë kaq të rrezikshme. Hetimet sugjerojnë se Schapha d.o.o. është një kompani fiktive me lidhje të ngushta me aktorë të fuqishëm kroatë dhe interesa shqiptare. Qëllimi i saj duket se është sigurimi i kontrollit mbi portin e ri strategjik Porto Romano.

Në këtë çështje del në pah edhe një rol kyç i ish-drejtorit të portit të Durrësit. Informacione tregojnë se veprimet e tij janë kryer me dijeninë dhe miratimin e ministres së Infrastrukturës, Belinda Balluku. Kritikët dyshojnë se procesi i tenderimit, ende i pashpallur zyrtarisht, është i manipuluar dhe i paracaktuar për aktorë të caktuar.

Zbulimet marrin përmasa globale, pasi pronarët e Schapha d.o.o. kanë lidhje me Ekuadorin dhe Kolumbinë. Burime të ndryshme shprehin shqetësime se këto vende mund të përdoren si pika strategjike për rrugët e trafikut të drogës, duke përfshirë Shqipërinë, e cila tashmë monitorohet nga DEA.

Pasojat për Shqipërinë

Këto zbulime mund të kenë pasoja të mëdha për Shqipërinë. Ekspertët paralajmërojnë se mungesa e kontrollit të investitorëve ndërkombëtarë mund të ketë favorizuar pa dashje rrjetet kriminale.

Ndërkohë, qeveria shqiptare, me në krye kryeministrin Edi Rama dhe ministren Balluku, po përballet me kritika të ashpra, si në vend ashtu edhe jashtë tij. Opozita ka shfrytëzuar këtë situatë për të akuzuar qeverinë për korrupsion dhe keqmenaxhim.

Në nivel ndërkombëtar, rasti mund të ndikojë negativisht në besimin e investitorëve europianë dhe gjermanë. 

Një thirrje për zgjim

Kriza e portit të Durrësit tregon përpjekjen e Shqipërisë për të balancuar mes zhvillimit ekonomik dhe rrjeteve të errëta politike. Aktorët ndërkombëtarë dhe Bashkimi Europian mund të kërkojnë hetime të pavarura dhe procese transparente për të rivendosur besimin.

Në këtë betejë, Shqipëria nuk rrezikon vetëm një projekt miliardësh, por edhe imazhin e saj si një vend në zhvillim që synon të tërheqë investitorë të huaj dhe të ruajë stabilitetin në një rajon të brishtë. ©LAPSI.al

Të këshilluara

ide

Çfarë e ka shfazuar Edi Ramën

Përtej teorive komplotiste ka një shpjegim të thjeshtë se si ata të rinj që bërtasin rrugëve të Shqipërisë kundër kryeministrit të tyre, u gjendën në të njëjtën anë të barikadës me mediat më të rëndësishme të globit

16:26 Andi Bushati

Zvërneci si përralla e çekut të bardhë

Shqiptarët janë skeptik kur dëgjojnë historinë e përsëritur se do vijnë investime nga jashtë miliarda euro që do na pasurojnë dhe punësojnë të gjithëve, kuptohet vetëm pasi kanë privatizuar perlat tona kombëtare. Aq më tepër kur përrallat me investime prej miliard eurosh kanë dalë bllof s në rastin e projektit Marina Durrës ku u tha se do investoheshin 2.5 miliardë dollarë

10:03 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

30°c

KËMBIMI EURO

95.24

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI