Flash

Shqipëria, notë ngelëse në Bruksel për mbrojtjen e Ballukut në Parlament

Progres-raporti i Komisionit Europian vlerëson në përgjithësi ecurinë e Shqipërisë drejt integrimit, por rezervon kritika për rolin e legjislativit në mbikëqyrjen e dobët të qeverisë, mungesën e dialogut dhe dominimin e ekzekutivit në procesin legjislativ. Refuzimi i heqjes së imunitetit të Ballukut ngre shqetësime për shkeljen e barazisë përpara ligjit.

21:24 Blerina Gjoka

Shqiptari u gjet i plagosur në rrugë nga një kalimtar në Spanjë

Lapsi.al 29 November 2024
Shqiptari u gjet i plagosur në rrugë nga një kalimtar në

Një shqiptar është plagosur në Castelldefels të Barcelonës. Shqiptari i plagosur mësohet se është gjetur nga një kalimatr i cili po ecte përgjatë shëtitores. Ai e gjeti shqiptarin në tokë ndërsa ishte i plagosur rëndë dhe i mbuluar me gjak. Menjëherë i panjohuri ka njoftuar ambulancën dhe shqiptari ka marrë ndihmën mjekësore.

I riu shqiptar ishte qëlluar me një armë zjarri të shkurtër tip pistoletë në këmbë. Ai mori ndihmën e parë në vendngjarje dhe më vonë u transferua me një ambulancë EMS në një spital, ku iu desh t’i nënshtrohej një operacioni. Fatmirësisht ai është jashtë rrezikut për jetën. Kur është marrë në pyetje nga autoritetet, shqiptari nuk ka dashur të bashkëpunojë dhe nuk ka shpjeguar asgjë se kush e qëlloi dhe arsyet se përse ka ndodhur palgosja. Hetuesit po punojnë me hipotezën se mund të bëhet fjalë për një incident që lidhet me një hakmarrje për trafikun e paligjshëm të marijuanës.

Të këshilluara

ide

MOTI TIRANA

9°c

KËMBIMI EURO

91.00

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

"100 vjet burg"/ Detaji në mesazhin e Ramës që transformoi Erion Veliajn

Rebelimi i Erion Veliajt ndaj Edi Ramës nuk erdhi nga humbja e Bashkisë së Tiranës, por nga bindja se pas burgosjes dhe poshtërimit të tij qëndronte vetë kryeministri, një e vërtetë që ia shkatërroi shpresën e fundit, por njëkohësisht e çliroi nga frika dhe nënshtrimi ndaj njeriut që dikur e quante “vëllai i madh”.

14:17

Me sytë katër

PAPARAZZI