Flash

Ekonomia rritet, por numri i familjeve me ndihmë ekonomike mbetet i njëjtë

Lapsi.al 29 November 2024
Ekonomia rritet, por numri i familjeve me ndihmë ekonomike mbetet i

Ekonomia e vendit është rritur vitet e fundit me ritme mbi mesataren. Gjithashtu punësimi dhe pagat janë rritur me ritmet më të larta të dekadës, por nga ana tjetër numri i familjeve me ndihme ekonomike mbetet i njëjtë.

Sipas të dhënave nga projektbuxheti i vitit 2025 vitin që vjen numri i familjeve që do të përfitojnë ndihmë ekonomike është rreth 62 mijë. Të dhënat zyrtare referojnë se familjet më ndihme ekonomike aktualisht janë më të shumta në numër se në vitin 2019, ku sipas INSTAT ishin rreth 60 mijë familje.

Sakaq ekonomia pritet të rritet afërsisht me 4% vitin që vjen një ritëm gati dy herë më i lartë se mesatarja e dekadës së kaluar. Gjithashtu punësimi dhe pagat janë rritur dy vitet e fundit me ritme më të larta se mesatarja 2014-2020. Papunësia pritet të arrijë në 10.2 për qind në vitin 2024, niveli më i ulët historik, por ndërkohë varfëria dhe treguesit rreth saj po tregohen me kokëfortë.

Të dhënat mbi numrin e familjeve me ndihmë ekonomike tregojnë se ky grup nuk ka përfituar nga rritja e punësimit dhe rritja ekonomike për të gjeneruar të ardhura, të cilat mund ti nxirrnin nga varfëria.

“Skema e Ndihmës Ekonomike do të mbështesë në vitin 2025 rreth 62 mijë familje me një vlerë financimi 7 miliard 232 milion lekë” thuhet në buxhetin e vitit 2025”.

Sipas të dhënave përfitimi mesatar për familje është 116,6 mijë lekë/vit (9700 lekë/muaj), ose 320 lekë në vit, një vlerë kjo shumë e ulët se kufiri i varfërisë relative të Bankës Botërore 6.7 USD në ditë.

Historikisht ka një lidhje të dobët ndërmjet rritjes ekonomike të vendit dhe uljes së varfërisë. Të dhënat e Fondit Monetar Ndërkombëtar (FMN) të publikuara në staf raportin e fundit për konsultimin e artikullit IV për vitin 2023, bënë të ditur se varfëria në vend është rritur vitet e fundit.

Sipas raportit, niveli i varfërisë arriti në 25.2% në vitin 2022, nga 22% që kishte qenë në 2021, me një rritje prej 3.2 pikë përqindje brenda një viti. FMN thotë që perspektiva e anëtarësimit në BE mund të ofrojë një shtysë për të adresuar sfidat strukturore të gjata, një prej të cilave është dhe varfëria.

Shqipëria ka pasur gjithashtu flukse të mëdha emigracioni, pasi fuqia e saj e punës është joshur nga të ardhurat më të larta në vendet e BE-së. Korrupsioni dhe mangësitë në sundimin e ligjit mbeten shqetësime strukturore të kahershme ka referuar FMN./ Monitor

Të këshilluara

ide

Një antihero i dëshpëruar i Homerit

Kryeministri ka përdorur mitin antik të Odiseut që nuk joshet nga sirenat, për të përçuar mesazhin se ai do të vazhdojë përpara pa pyetur për protestuesit. Por nëse nuk do e kish njohur veprën e Homerit vetëm përmes ekranizimit, do të kish gjetur tek kjo metaforë gjurmët e një autokrati

16:50 Andi Bushati

Fillimi i fundit të pushtetit të Ramës

Fillimi i fundit mund të jetë mu ky moment, kur piqet bindja e rrëzimit të një kryeministri a qeverie a rendi - pra të një lloj bindjeje se gjërat nuk do të kthehen aty ku ishin para se të fillonte protesta

09:47 Veton Surroi

MOTI TIRANA

22°c

KËMBIMI EURO

94.48

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI