Flash

Noka nga Vlora: Lirimi i Berishës erdhi si pasojë e zhvillimeve të vrullshme politike

Lapsi.al 28 November 2024
Noka nga Vlora: Lirimi i Berishës erdhi si pasojë e zhvillimeve

Sekretari i Përgjithshëm i PD, Flamur Noka, ka uruar shqiptarët për festat e nëntorit nga Vlora.

"Lirimi i zotit Berisha erdhi si pasojë e zhvillimeve të vrullshme politike. E para ishte fitorja e presidentit Trump në SHBA, çka preu metastazat e Xhorxh Sorosit edhe në Shqipëri. E dyta janë rezolutat dhe mbështetja e partnerëve që i bënë PD-së. Kujtoj këtu rezolutat e CDI dhe PPE, dy rezoluta që flasin qartësisht për një shtet të kapur nga krimi dhe korrupsioni, një shtet ku opozitës i janë mbyllur hapësirat, një shtet pa liri ku drejtësia përdoret si marionetë në duart e pushtetit kundër opozitës. Flasin qartësisht për burgosjen e lidershipit të opozitës.

Faktori i tretë dhe kryesorja është rezistenca dhe qëndresa e demokratëve në të gjithë Shqipërinë. Është mosbindja civile. Të gjitha këto bënë që më në fund e vërteta dhe vetëm e vërtetë ta triumfojë. Strasburgu pastaj ishte një sirenë alarmi për drejtësinë e Xhorxh Sorosit në Shqipëri. Strasburgu ndërmori hapa të shpejtë, një procedurë të përshpejtuar për të shqyrtuar çështjen e burgosjes politike të Sali Berishës. Kjo bëri që të nguten sepse Strasburgu do rrëzonte përtokë përfundimisht drejtësinë e Xhorxh Sorosit në Shqipëri," tha Noka.

Të këshilluara

ide

Haga, si përfundim i një epoke të gjatë yes man-izmi

Nga drama e 16 shtatorit, që po rekemi ta konsumojmë si popujt primitivë me lotë, mallkime, ofshama dhe qurravitje duhet të dimë të nxjerrim një mësim: Këtej e tutje askush nuk do të na rrespektojë, po nuk ditëm të respektojmë vetveten. Sepse verdikti i asaj gjykate të instrumentalizuar erdhi si pasojë e servilizmit tonë të verbër ndaj perëndimit

16:25 Andi Bushati

Gënjeshtra e rezorteve elitare

Në Sazan edhe në Zvërnec qeveria po financon komplekse luksoze banimi që do pasurojnë ndërtues lokal dhe ndërkombëtarë, herë duke i hequr taksat, herë duke i çuar infrastrukturë dhe herë duke privatizuar tokën dhe plazhet publike

13:55 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

27°c

KËMBIMI EURO

91.65

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Haga, si përfundim i një epoke të gjatë yes man-izmi

Nga drama e 16 shtatorit, që po rekemi ta konsumojmë si popujt primitivë me lotë, mallkime, ofshama dhe qurravitje duhet të dimë të nxjerrim një mësim: Këtej e tutje askush nuk do të na rrespektojë, po nuk ditëm të respektojmë vetveten. Sepse verdikti i asaj gjykate të instrumentalizuar erdhi si pasojë e servilizmit tonë të verbër ndaj perëndimit

16:25 Andi Bushati

Me sytë katër

PAPARAZZI