Flash

I akuzuar për pornografi, shpallet i pafajshëm kirurgu Dervish Hasi

Lapsi.al 28 November 2024
I akuzuar për pornografi, shpallet i pafajshëm kirurgu Dervish Hasi

Mjeku Dervish Hasi i cili akuzohej për veprat penale “trafikim të të miturve” dhe “pornografi” është liruar nga burgu. Gjithashtu lirimin e Hasit e ka konfirmuar edhe avokati i tij, Roland Islami. Ai ka deklaruar se klienti i tij ka lënë qelinë para një jave, pasi sipas tij, mjeku është shpallur i pafajshëm për vperat penale për të cilat akuzohej.

“Nuk është liruar sot, është liruar para një jave. Mbaroj gjykimi dhe fitoi pafajësinë ai, është liruar, është deklaruar i pafajshëm. Tani nuk ka asnjë akuzë. Nuk është e mitur ajo, unë e kisha thënë me kohë. Ishte një mashtrim, kishin bërë lojë kolegët, e morën në qafë dhe gazetarët lart e poshtë," tha avokati.

Dervish Hasi u arrestua më 19 janar të këtij viti, pasi u zbulua se abuzonte me një 16-vjeçare. 42-vjeçari dyshohet se e ka manipuluar të miturën duke i premtuar se do te bëhej gruaja e tij e katërt. Ndërkohë që në telefonin e personave të përfshirë në këtë ngjarje janë zbuluar se Hasi kishte detyruar të miturën që të kryente marrëdhënie seksuale në grup me disa të tjerë. Hasi është një person i njohur për policinë, pasi ka qenë edhe i hetuar nga SPAK.

Prokuroria e Posaçme kishte dyshime se mjeku ishte i përfshirë në grupin që furnizonte me tritol dhe armë snajper kriminelë brenda dhe jashtë vendit. Me gruan e parë e cila është dhe e vetmja martesë ligjore prej 20 vitesh ka tri fëmijë. Dy vajza pothuajse moshatare me të miturën, që e shfrytëzonte seksualisht prej dy vitesh, si edhe një djalë më të madh në moshë. Me dy gratë e tjera ka nga 2 fëmijë.

Të këshilluara

ide

Një antihero i dëshpëruar i Homerit

Kryeministri ka përdorur mitin antik të Odiseut që nuk joshet nga sirenat, për të përçuar mesazhin se ai do të vazhdojë përpara pa pyetur për protestuesit. Por nëse nuk do e kish njohur veprën e Homerit vetëm përmes ekranizimit, do të kish gjetur tek kjo metaforë gjurmët e një autokrati

16:50 Andi Bushati

Fillimi i fundit të pushtetit të Ramës

Fillimi i fundit mund të jetë mu ky moment, kur piqet bindja e rrëzimit të një kryeministri a qeverie a rendi - pra të një lloj bindjeje se gjërat nuk do të kthehen aty ku ishin para se të fillonte protesta

09:47 Veton Surroi

MOTI TIRANA

21°c

KËMBIMI EURO

94.48

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI