Flash

Tregu i sigurimeve, në rritje më të ngadaltë për këtë vit

Lapsi.al 27 November 2024
Tregu i sigurimeve, në rritje më të ngadaltë për

Tregu i sigurimeve vijoi rritjen edhe gjatë muajit tetor, i mbështetur kryesisht nga produktet e sigurimit të detyrueshëm. Sipas të dhënave nga Autoriteti i Mbikëqyrjes Financiare (AMF), në fund të 10-mujorit, primet e shkruara bruto arritën vlerën e 20.3 miliardë lekëve, në rritje me 7.6% krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë. Rritja e tregut këtë vit është më e ngadaltë krahasuar me vitin 2023, ndikuar pjesërisht edhe nga vazhdimi i forcimit të Lekut në kursin e këmbimit valutor.

Sipas të dhënave të AMF-së, për gjysmën e parë të këtij viti afërsisht 33% e primeve të shkruara bruto në sigurime ishin të llogaritura në valutë të huaj, kryesisht në Euro. Duke qenë se statistikat raportohen në lekë, forcimi i monedhës vendase në kursin e këmbimit ka dhënë një efekt negativ në vlerën e primeve të shkruara në valutë të huaj.

Përtej efektit negativ të kursit të këmbimit, struktura e tregut sipas produkteve këtë vit nuk shfaq risi të mëdha. Shumica e produkteve po ndjekin një rritje të ngadaltë dhe organike, me sigurimet e detyrueshme që vazhdojnë të përbëjnë shtyllën kryesore të tregut. Për 10-mujorin, primet e shkruara bruto në tregun e Jo-Jetës u rritën me 7.5%, ndërsa në atë të sigurimit të Jetës me 8.5%. Segmenti i Jo-Jetës vazhdon të dominojë, me gati 92% të primeve të shkruara bruto.

Sigurimet e detyrueshme motorike ngelen mbizotëruese në tregun e Jo-Jetës. Në fund të 10-mujorit, ato përbënin 66.1% të primeve të shkruara bruto, nga 65.9% që zinin në të njëjtën periudhë të një viti më parë. Rritja e lehtë e peshës së sigurimeve të detyrueshme motorike ka ardhur kryesisht nga siigurimi i brendshëm motorik TPL, ndërsa ecuri më të dobët shfaqin produktet e Kartonit Jeshil dhe Policës Kufitare. Duke qenë se të dyja këto produkte shiten në Euro, edhe në këtë rast vlerësohet se një ndikim negativ ka dhënë kursi i këmbimit.

Sigurimi i pronës nga katastrofat ngelet produkti kryesor i sigurimit vullnetar, me 10.4% të primeve të shkruara bruto, nga 10.8% që zinte një vit më parë. Vijon sigurimi KASKO i automjeteve, me 8.1% të primeve, nga 7.2% në të njëjtën periudhë të vitit të kaluar.

Nga ana tjetër, dëmet këtë vit po rriten me ritme ndjeshëm më të larta krahasuar me vitin e kaluar. Në fund të 10-mujorit rritja e tyre arriti në 22.7%, rritje kjo rreth tre herë më e lartë krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit 2023. Për10-mujorin, dëmet e paguara bruto kishin vlerën e 7 miliardë lekëve.

Struktura e dëmeve në tregun e Jo-Jetës vazhdon të dominohet nga sigurimet e detyrueshme motorike, me 70% të dëmeve të paguara bruto nga kompanitë e sigurimit të Jo-Jetës./ Monitor

Të këshilluara

Vritet një tjetër shqiptar në Itali

Një tjetër shqiptar është vrarë në Itali, pas një sherri në mes të rrugës. Ngjarja e rëndë ka ndodhur mbrëmjen e së hënës, në Marghera. Mediat italiane rapor...

11:34

Vodafone Albania Ndez Rrjetin me 5G

Vodafone Albania ka siguruar spektrin e ri 5G në brezat e frekuencave 3400-3800 MHz në ankandin e fundit të zhvilluar nga Autoriteti i Komunikimeve Elektronike ...

11:18

ide

Një antihero i dëshpëruar i Homerit

Kryeministri ka përdorur mitin antik të Odiseut që nuk joshet nga sirenat, për të përçuar mesazhin se ai do të vazhdojë përpara pa pyetur për protestuesit. Por nëse nuk do e kish njohur veprën e Homerit vetëm përmes ekranizimit, do të kish gjetur tek kjo metaforë gjurmët e një autokrati

16:50 Andi Bushati

Fillimi i fundit të pushtetit të Ramës

Fillimi i fundit mund të jetë mu ky moment, kur piqet bindja e rrëzimit të një kryeministri a qeverie a rendi - pra të një lloj bindjeje se gjërat nuk do të kthehen aty ku ishin para se të fillonte protesta

09:47 Veton Surroi

MOTI TIRANA

26°c

KËMBIMI EURO

94.48

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI