Flash

'Mosbindja civile'/ Baçi: Kemi dy rezoluta shumë të rëndësishme

Lapsi.al 27 November 2024
'Mosbindja civile'/ Baçi: Kemi dy rezoluta shumë të

Opozita ka bllokuar 5 kryqëzime në Tiranë, në protestën e tretë të asaj që është quajtur "Mosbindja civile", një revoltë antiqeveritare kundër kryeministrit Edi Rama, krimit dhe korrupsionit në vend.

Në mbi 3 orë protestë, nuk kanë munguar edhe episodet e përplasjeve mes policisë dhe protestuesve, veçanërisht me disa prej deputetëve më aktiv, teksa kërkohej lirimi i akseve për mosparalizimin e automjeteve.

Madje policia ka përdorur ujë dhe gaz lotsjellës për të shpërndarë turmën.

Deputeti i PD, Luan Baçi është shprehur lidhur me dy rezoluta shumë të rëndësishme.

"PD nuk kishte njohje te ndërkombëtaret e jo më mbështetje që nuk bëhej fjalë. Kemi dy rezoluta shumë të rëndësishme, sidomos rezoluta e "Partive Popullore Europiane". Një rezolutë e miratuar në unaminitet të plotë, jo thjesht në mbështetje të PD, por duke vërtetuar të gjitha ato që Partia Demokratike ka denoncuar, për një shtet të kapur, për një pushtet të korruptuar, për një kryeministër autokrat dhe për një opozitë që ka qenë në goditje të vazhdueshme të kësaj mazhorance të gjyqësorit nga varet kjo mazhorancë dhe të disa ndërkombëtarëve që gjithmonë kanë goditur opozitën. Ne do të vazhdojmë mosbindjen civile, ne do të vazhdojmë betejën tonë. Nuk ka tërheqje mbrapa nga kjo", ka thënë Baçi.

Të këshilluara

"Notre Damme" rihapet më 7 dhjetor

Katedralja Notre Dame në Paris, e dëmtuar rëndë nga një zjarr shkatërrues më 15 prill 2019, do të rihapë dyert e saj më 7 dhjetor pas një riparimi pesë-vjeçar. ...

08:15

ide

Haga, si përfundim i një epoke të gjatë yes man-izmi

Nga drama e 16 shtatorit, që po rekemi ta konsumojmë si popujt primitivë me lotë, mallkime, ofshama dhe qurravitje duhet të dimë të nxjerrim një mësim: Këtej e tutje askush nuk do të na rrespektojë, po nuk ditëm të respektojmë vetveten. Sepse verdikti i asaj gjykate të instrumentalizuar erdhi si pasojë e servilizmit tonë të verbër ndaj perëndimit

16:25 Andi Bushati

Gënjeshtra e rezorteve elitare

Në Sazan edhe në Zvërnec qeveria po financon komplekse luksoze banimi që do pasurojnë ndërtues lokal dhe ndërkombëtarë, herë duke i hequr taksat, herë duke i çuar infrastrukturë dhe herë duke privatizuar tokën dhe plazhet publike

13:55 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

29°c

KËMBIMI EURO

91.65

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Haga, si përfundim i një epoke të gjatë yes man-izmi

Nga drama e 16 shtatorit, që po rekemi ta konsumojmë si popujt primitivë me lotë, mallkime, ofshama dhe qurravitje duhet të dimë të nxjerrim një mësim: Këtej e tutje askush nuk do të na rrespektojë, po nuk ditëm të respektojmë vetveten. Sepse verdikti i asaj gjykate të instrumentalizuar erdhi si pasojë e servilizmit tonë të verbër ndaj perëndimit

16:25 Andi Bushati

Me sytë katër

PAPARAZZI