Flash

Leonardo DiCaprio kritikohet për sjelljen ndaj punonjësve

Lapsi.al 27 November 2024
Leonardo DiCaprio kritikohet për sjelljen ndaj punonjësve

Leonardo DiCaprio është kritikuat për injorimin në dukje të punonjësve të hotelit në Fiji ndërsa ata këndonin dhe kërcenin për të në daljen e tij nga prona luksoze.

Një video virale tregon aktorin e "Titanic", 50 vjeç, duke folur në telefonin e tij teksa kalon nëpër hollin e hotelit  për të dalë. Ai dukej se po përpiqej të mos binte në sy me veshjen e tij tipike tërësisht të zezë. Megjithatë, DiCaprio u duk  i befasuar nga zhurma.

Klipi tregoi disa të ftuar që qëndronin përreth me telefona në duar duke regjistruar, ndërsa stafi këndoi "Isa Lei", i cili tradicionalisht këndohet në hotelet e Fijit për të shënuar fundin e qëndrimit të një mysafiri.

Në ceremoninë e lamtumirës ishte e pranishme edhe e dashura e tij, Vittoria Ceretti.

"Të jesh i përulur është çelësi i suksesit," shkroi një kritik përmes TikTok. Një tjetër tha se do të dëshironin që altori i "Wolf of Wall Street" të mos ishte në telefonin e tij në atë kohë, duke shtuar, "Duhet ta pranoni këtë, ose shkoni në shtëpi".

Megjithatë, burimet thonë për Page Six se sjellja e yllittij nuk ishte e qëllimshme për hotelin.

Thuhet se vallëzimi tradicional ishte për të gjithë të ftuarit – jo vetëm DiCaprio. Burimet shtojnë se Leo njihet si  person"shumë i sjellshëm".

Disa njerëz në mediat sociale gjithashtu mbrojtën DiCaprion, duke vënë në dukje se vetëm për shkak se ai është i famshëm nuk do të thotë se ai nuk e meriton privatësinë.

 

 

 

 

 

 

Të këshilluara

Leonardo DiCaprio fejohet me modelen Ceretti?

Leonardo DiCaprio nuk është fejuar me të dashurën e tij modele, Vittoria Ceretti, pavarësisht thashethemeve në internet që pretendojnë se aktori i "Titantic" i ...

19:55

Adele i jep lamtumirën muzikës?

Adele mbajti një fjalim emocionues gjatë datës së saj të fundit të qëndrimit në Las Vegas të shtunën mbrëma në Teatrin Colosseum në Caesars Palace. “Ka qenë ...

17:16

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

13°c

KËMBIMI EURO

91.79

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI