Flash

Kreu i PD-së Sali Berisha lirohet nga arresti në shtëpi

Lapsi.al 27 November 2024
Kreu i PD-së Sali Berisha lirohet nga arresti në shtëpi

Ish-kryeministri Sali Berisha është liruar nga masa e arrestit shtëpiak pas një vendimi të fundit të Gjykatës së Posaçme.

Ky vendim u mor nga gjyqtarja Flojera Davidhi, e cila vlerësoi se nuk ekzistojnë më kushtet dhe kriteret për zbatimin e kësaj mase sigurie.

Avokati i kreut të PD-së, Genc Gjokutaj deklaroi se ndaj Berishës nuk është caktuar asnjë masë tjetër sigurie. Ai shtoi se Prokuroria kërkoi që Berisha të qëndronte në "arrest shtëpie".

"Sot gjykata revokoi masën e arrestit të shtëpisë, si një masë që nuk ka as kushte as kritere për caktimin e saj, dhe nga sot Sali Berisha është lirë dhe nuk ka asnjë masë sigurie ndaj tij.

Nuk ka asnjë masë tjetër sigurie. Unë nuk mund të relatoj dosjen për ju, por gjykata konstatoi se për Sali Berishën nuk ekzistojnë kushtet dhe kriteret për asnjë lloj mase sigurie.

Prokuroria kërkoi që të qëndronte në arrest shtëpie. Kjo ishte kërkesa jonë, që kur kemi depozituar kërkesën. Këto kërkesa për revokim mase shqyrtohen brenda 5 ditëve dhe gjyqtarja caktoi dhe seancën", tha ndër të tjera, avokati Genc Gjokutaj për mediat.

Të këshilluara

"Notre Damme" rihapet më 7 dhjetor

Katedralja Notre Dame në Paris, e dëmtuar rëndë nga një zjarr shkatërrues më 15 prill 2019, do të rihapë dyert e saj më 7 dhjetor pas një riparimi pesë-vjeçar. ...

08:15

ide

MOTI TIRANA

7°c

KËMBIMI EURO

91.00

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI