Flash

Emisioni Report në Rai3, jep lajmin: Lirohet lideri i opozitës Berisha

Lapsi.al 27 November 2024
Emisioni Report në Rai3, jep lajmin: Lirohet lideri i opozitës Berisha

Televizioni RAI3 ka transmetuar lajmin e lirimit të kryetarit të Partisë Demokratike, Sali Berisha nga masa e sigurisë ‘arrest në shtëpi’.

Me një postim në Instagram, emisioni Report në Rai3, pasi ka dhënë lajmin për vendimin e gjykatës, ka transmetuar edhe një kronikë të gazetarit Giorgio Mottola nga emisioni "(Hot) spot albanese", që tronditi groposi Edi Ramën dhe qeverinë e tij.

‘Ish-kryeministri i Shqipërisë Sali Berisha është liruar

Sali Berisha, kryeministër i Shqipërisë nga viti 2005 deri në vitin 2013, është liruar.

Lideri politik i opozitës shqiptare u vendos në arrest shtëpie më 30 dhjetor 2023 me akuzën e korrupsionit pasiv në favor të dhëndrit të tij.

Pavarësisht masës kufizuese e cila edhe në Shqipëri me ligj ndalon çdo komunikim me botën e jashtme, Berisha në prillin e kaluar pranoi sërish të intervistohej nga #Report për të shpjeguar qëndrimin e tij për marrëveshjen e arritur mes Italisë dhe Shqipërisë për emigrantët.

Rishikoni investigimin e Giorgio Mottola "Albanian (Hot) Spot" në sajt dhe në histori’, shkruan emisioni Report në RAI 3 në Instragram.

Të këshilluara

ide

Haga, si përfundim i një epoke të gjatë yes man-izmi

Nga drama e 16 shtatorit, që po rekemi ta konsumojmë si popujt primitivë me lotë, mallkime, ofshama dhe qurravitje duhet të dimë të nxjerrim një mësim: Këtej e tutje askush nuk do të na rrespektojë, po nuk ditëm të respektojmë vetveten. Sepse verdikti i asaj gjykate të instrumentalizuar erdhi si pasojë e servilizmit tonë të verbër ndaj perëndimit

16:25 Andi Bushati

Gënjeshtra e rezorteve elitare

Në Sazan edhe në Zvërnec qeveria po financon komplekse luksoze banimi që do pasurojnë ndërtues lokal dhe ndërkombëtarë, herë duke i hequr taksat, herë duke i çuar infrastrukturë dhe herë duke privatizuar tokën dhe plazhet publike

13:55 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

29°c

KËMBIMI EURO

91.65

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Haga, si përfundim i një epoke të gjatë yes man-izmi

Nga drama e 16 shtatorit, që po rekemi ta konsumojmë si popujt primitivë me lotë, mallkime, ofshama dhe qurravitje duhet të dimë të nxjerrim një mësim: Këtej e tutje askush nuk do të na rrespektojë, po nuk ditëm të respektojmë vetveten. Sepse verdikti i asaj gjykate të instrumentalizuar erdhi si pasojë e servilizmit tonë të verbër ndaj perëndimit

16:25 Andi Bushati

Me sytë katër

PAPARAZZI