Flash

Elton John anulon publikimin e albumit

Lapsi.al 27 November 2024
Elton John anulon publikimin e albumit

Elton John nuk po kalon një periudhë të mirë shëndetësore.

Artisti zbuloi në një intervistë të për programin televiziv amerikan Good Morning se një infeksion i syrit e ka penguar të publikojë albumin e  ri.

 "Unë mund të bëj gjëra të tilla si kjo intervistë, por të shkoj në studio dhe të regjistroj, nuk e di, sepse nuk mund të lexoj as një fjali për të filluar. Është për të ardhur keq që diçka e tillë ndodhi dhe më fundosi, nuk mund të shoh asgjë, nuk mund të lexoj asgjë", u shpreh ai.

Vitin e kaluar, kompozitori pësoi një tjetër fatkeqësi shëndetësore kur u shtrua për pak kohë në spital pasi rrëshqiti në vilën e tij në Nice të Francës.

“Mund të konfirmojmë se pas një rrëzimi dje në shtëpinë e tij në jug të Francës, Eltoni vizitoi spitalin lokal si masë paraprake”, tha përfaqësuesi i John për Page Six në atë kohë.

“Pas kontrolleve, ai u lirua menjëherë sot në mëngjes dhe tani është kthyer në shtëpi dhe me shëndet të mirë”.

Ai gjithashtu luftoi fshehurazi me kancerin e prostatës në vitin 2017 dhe iu nënshtrua një operacioni për të hequr gjëndrën.

Të këshilluara

Cher heq dorë nga muzika?

Gjatë një bisede në Teatrin Lyceum të Londrës në mbështetje të kujtimeve të saj të reja Cher: The Memoir,  muzikantja zbuloi se projekti i saj i ardhshëm mund  ...

17:30

Marilyn Manson zgjidh padinë me aktoren

Rokeri Marilyn Manson ka rënë dakord të heqë një padi kundër ish të fejuarës së tij, aktores së "Westworld", Evan Rachel Wood, dhe të paguajë tarifat e avokatëv...

15:35

Leonardo DiCaprio fejohet me modelen Ceretti?

Leonardo DiCaprio nuk është fejuar me të dashurën e tij modele, Vittoria Ceretti, pavarësisht thashethemeve në internet që pretendojnë se aktori i "Titantic" i ...

19:55

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

13°c

KËMBIMI EURO

91.79

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI