Flash

Berisha nga selia e PD: Kam thyer rekord këtë vit, 330 fjalime

Lapsi.al 27 November 2024
Berisha nga selia e PD: Kam thyer rekord këtë vit, 330 fjalime

Kreu i PD-së Sali Berisha ka mbërritur në selinë e PD-së i pritur nga qindra mbështetës, teksa ka dhënë edhe një mesazh. Berisha tha se këtë vit ka thyer rekordin e tij për numrin e fjalimeve, 330 të tilla, por se tani veprimi do jetë kryefjala e tij.

Ai theksoi se pas një kohe të gjatë që Shqipëria nuk sheh një ditë të mirë, sot është një ditë e mirë për shqiptarët, për opozitarët, një ditë shprese.

“Të dashur miq, u krye dhe kjo punë. Në historinë e drejtësisë europiane, sot goditjet më fatale. Përshëndes çdo shqiptar me mirënjohjen më të madhe. Sot Shqipëria u ndriçuar nga rrezet e para të rikthimit të pandalshëm të demokracisë. Sot është dita kur monstrat e demokracisë Edi Rama dhe George Soros dështuan përfundimisht. Dështuan në tentativën e tyre për të shkatërruar opozitën shqiptare, në grushtin e shtetit që i bënë asaj. Sot ne së bashku, sakrifica e 330 ditëve, mundi triumfoi dhe u shpërblye.

Ne qëndruam për të vërtetën, për vlerat që besojmë. Pas një kohe të gjatë që Shqipëria nuk sheh një ditë të mirë, sot është një ditë e mirë për shqiptarët, për opozitarët, një ditë shprese. Por sot është një ditë e mirë dhe për ata që nuk janë opozitarë. Sepse sot nuk fitoi Sali Berisha, sot ka fituar e vërteta, ka fituar ligji dhe Kushtetuta, ka fituar Kushtetuta. Këtë vit unë kam thyer rekordin tim për numrin e fjalimeve, 330 të tilla. Tani veprimi do jetë kryefjala e Sali Berishës. Veprimi do jetë kryefjala jonë e përbashkët”, deklaroi Berisha.

Të këshilluara

ide

Haga, si përfundim i një epoke të gjatë yes man-izmi

Nga drama e 16 shtatorit, që po rekemi ta konsumojmë si popujt primitivë me lotë, mallkime, ofshama dhe qurravitje duhet të dimë të nxjerrim një mësim: Këtej e tutje askush nuk do të na rrespektojë, po nuk ditëm të respektojmë vetveten. Sepse verdikti i asaj gjykate të instrumentalizuar erdhi si pasojë e servilizmit tonë të verbër ndaj perëndimit

16:25 Andi Bushati

Gënjeshtra e rezorteve elitare

Në Sazan edhe në Zvërnec qeveria po financon komplekse luksoze banimi që do pasurojnë ndërtues lokal dhe ndërkombëtarë, herë duke i hequr taksat, herë duke i çuar infrastrukturë dhe herë duke privatizuar tokën dhe plazhet publike

13:55 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

28°c

KËMBIMI EURO

91.65

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Haga, si përfundim i një epoke të gjatë yes man-izmi

Nga drama e 16 shtatorit, që po rekemi ta konsumojmë si popujt primitivë me lotë, mallkime, ofshama dhe qurravitje duhet të dimë të nxjerrim një mësim: Këtej e tutje askush nuk do të na rrespektojë, po nuk ditëm të respektojmë vetveten. Sepse verdikti i asaj gjykate të instrumentalizuar erdhi si pasojë e servilizmit tonë të verbër ndaj perëndimit

16:25 Andi Bushati

Me sytë katër

PAPARAZZI