Flash

Berisha i lirë/ Gjokutaj: Gjykata konstatoi se nuk ekzistojnë kriteret për asnjë masë

Lapsi.al 27 November 2024
Berisha i lirë/ Gjokutaj: Gjykata konstatoi se nuk ekzistojnë kriteret

Avokati Genc Gjokutaj ka folur për media pas lirimit të Sali Berishës nga masa e sigurisë “arrest në shtëpi” dhe çdo masë tjetër sigurie. Ai tha se Gjykata konstatoi se për zotin Berisha nuk ekzistojnë kushtet apo kriteret për asnjë masë.

“Mbi bazën e kërkesës tonë, sot gjykata revokoi masën që nuk ka as kushte as kritere. Sot Berisha është i lirë dhe pa asnjë masë sigurimi ndaj tij.

Nuk mund t’ju relatoj dosjen. Gjykata konstatoi se për zotin Berisha nuk ekzistojnë kushtet apo kriteret për asnjë masë. Prokuroria kërkoi arrestin në shtëpi, por lirimi ishte kërkesa jonë. Kërkesa është bërë këtu pas vendimit të GJK”, tha Gjokutaj.

Kujtojmë se Berisha prej datës 30 dhjetor të vitit 2023 ndodhej në arrest shtëpie, pasi ish-kryeministri refuzoi që të zbatonte masën “detyrim paraqitje” ndaj tij duke e konsideruar si antikushtetuese.

Të këshilluara

"Notre Damme" rihapet më 7 dhjetor

Katedralja Notre Dame në Paris, e dëmtuar rëndë nga një zjarr shkatërrues më 15 prill 2019, do të rihapë dyert e saj më 7 dhjetor pas një riparimi pesë-vjeçar. ...

08:15

ide

MOTI TIRANA

7°c

KËMBIMI EURO

91.00

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI