Flash

Zbulohet gjendja e Wendy Williams pas diagnostikimit me afazi

Lapsi.al 26 November 2024
Zbulohet gjendja e Wendy Williams pas diagnostikimit me afazi

Kujdestari i Wendy Williams ka zbuluar detaje rreth gjendjes shëndetësore të  ish-prezantueses së talk show.

Në një dosje gjyqësore të 12 nëntorit të marrë nga The Post, avokatët e kujdestares së Williams, Sabrina Morrissey, thanë se Williams"është në gjendje të rënduar nga beteja e saj kundër demencës.

Morrissey është aktualisht në një betejë ligjore me Lifetime për publikimin e dokumentarit "Where Is Wendy Williams?", i cili doli në shkurt.

Dokumenti pretendonte se të pandehurit – kompania mëmë e Lifetime, A&E Television Networks, Lifetime Entertainment Services, EOne Productions, Creature Films dhe producenti ekzekutiv i dokumentit Mark Ford – “përfituan mizorisht nga rpërkeqësimi i shëndetit të  Williams duke krijuar dhe publikuar një dokumentar në një kohë kur ajo  ishte shumë vulnerabël dhe qartësisht e paaftë.”

Ish prezantuesja  u diagnostikua me afazi primare agresive dhe demencë frontotemporale - të njëjtat çështje mjekësore me të cilat po lufton Bruce Willis - në 2023.

Që nga maji 2022, ajo ka qenë nën kujdestarinë e urdhëruar nga gjykata që mbikëqyr shëndetin dhe financat e saj pasi banka e saj, Wells Fargo, pretendoi se ajo ishte "e paaftë".

Ekipi ligjor i Morrissey tha se të pandehurit "manipuluan dhe nxitën qëllimisht" Williams "për të shkaktuar reagime të forta emocionale dhe për të marrë pamje të turpshme". Në dosje, avokatët e Morrissey iu lutën gjykatës që të redaktojë aspekte të "shëndetit, marrëdhënieve familjare dhe financave" të Wendy që janë përshkruar në këtë rast për të mbrojtur privatësinë e saj.

Në dosje, Morrissey dhe të pandehurit kërkuan një gjyq që ata parashikojnë se do të zgjasë dy deri në katër javë.

Të këshilluara

Leonardo DiCaprio fejohet me modelen Ceretti?

Leonardo DiCaprio nuk është fejuar me të dashurën e tij modele, Vittoria Ceretti, pavarësisht thashethemeve në internet që pretendojnë se aktori i "Titantic" i ...

19:55

Adele i jep lamtumirën muzikës?

Adele mbajti një fjalim emocionues gjatë datës së saj të fundit të qëndrimit në Las Vegas të shtunën mbrëma në Teatrin Colosseum në Caesars Palace. “Ka qenë ...

17:16

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

13°c

KËMBIMI EURO

91.79

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI