Flash

Dosja e SPAK/ Banda e Suel Çelës shoqëroi Edi Ramën në Elbasan

Lapsi.al 26 November 2024
Dosja e SPAK/ Banda e Suel Çelës shoqëroi Edi Ramën

[audio mp3="https://cdnimpuls.com/lapsi.al/wp-content/uploads/2024/11/Banda-e-Celes-shoqeroi-Ramen-ne-Elbasan.mp3"][/audio]

Mes të akuzuarve të bandës së Suel Çelës nga Prokuroria e Posaçme janë edhe dy vëllezërit Marsel dhe Xhino Roka, dy personazhe që rezultojnë të jenë antarë kyç të organizatës kriminale, "të angazhuar në planifikimin dhe ekzekutimin e veprave të rënda penale, përfshirë vrasje me paramendim dhe trafikun e narkotikëve".

Të dy këta pjestarët e bandës së Elbasanit janë përmendur në media për punësimet e familjarëve të tyre në administratën e lartë shtetërore, për babain e tyre Agron Roka, drejtor i burgut të Bradasheshit ndërsa e motra, mban postin e Drejtoreshës së Agjencisë së Zhvillimit të Territorit, në varësi direkte të kryeministrit Edi Rama.

Por më shumë se kaq, pjestarët e bandës së Suel Çelës, kanë qenë edhe aktivistë të Partisë Socialiste, të angazhuar për mbrojtjen e Edi Ramës gjatë vizitave të tij në qytetin e Elbasanit. Një prej këtyre vizitave, pikërisht në Ditën e Verës është shenjuar nga përplasja e dhunshme që ndodhi mes dy grupeve të militantëve.

[video width="640" height="352" mp4="https://cdnimpuls.com/lapsi.al/wp-content/uploads/2024/11/sherri2-1-1.mp4"][/video]

Në 14 Mars 2021, kur Edi Rama po kalonte në bulevardin kryesor të qytetit, pranë ish-turizmit një grup militantësh të opozitës nisën të thërrasin emrin e Lulzim Bashës. Kaq është dashur që grupi i çunave që shoqëronin Ramën të nisnin koret për sharjet e Bashës, ndërsa disa prej tyre sulmuan me grushta dhe shkelma militantët e PD. Sherri masiv, në mes të qytetit u filmua nga qytetarët dhe kamerat e televizioneve dhe më vonë Partia Demokratike identifikoi disa prej dhunuesve.

Një prej tyre ishte Marsel Roka, personi i shpallur në kërkim nga SPAK si pjesë e bandës së Suel Çelës për vrasje dhe trafik droge nga Amerika Latine.

Foto më lart është publikuar nga Gazment Bardhi në të njëjtën ditë, kur ai identifikoi personat që sulmuan militantët e Partisë Demokratike, mes të cilëve edhe Marsel Roka, antar kyç i bandës së Suel Çelës.

Gjithsesi që në atë ditë u kuptua se miq dhe bashkëpuntorë të Suel Çelës ishin përfshirë në shoqërimin e Ramës në Elbasan.

Kelmend Xhaferri, i quajtur ndryshe si Kel Çami, u identifikua asokohe si një nga protagonistët e rrahjes së mbështetësve të Partisë Demokratike që thërrisnin emrin e Lulzim Bashës. Por emri i Kelmend Xhaferrit kishte dalë disa herë në të kaluarën në disa ngjarje kriminale.

Xhaferri, një person me precedent të mëparshëm penalë, ishte ndalua në shtator të 2017 pas sulmit ndaj policisë, ku u përplas makina e zv/ drejtorit të policisë te Tregu Agro Ushqimor në lagjen "Dyli Haxhire" në Elbasan. Në drejtimin e mjetit dyshohej se ishte Suel Çela.

Ngjarja bëri bujë pasi personat që ishin në makinë nuk iu bindën policisë duke lënë të plagosur një police femër. Tregu ushqimor i Elbasanit konsiderohet nga policia dhe SHISH edhe si baza e bandës së Suel Çelës./Lapsi.al

Të këshilluara

ide

Çfarë e ka shfazuar Edi Ramën

Përtej teorive komplotiste ka një shpjegim të thjeshtë se si ata të rinj që bërtasin rrugëve të Shqipërisë kundër kryeministrit të tyre, u gjendën në të njëjtën anë të barikadës me mediat më të rëndësishme të globit

16:26 Andi Bushati

Zvërneci si përralla e çekut të bardhë

Shqiptarët janë skeptik kur dëgjojnë historinë e përsëritur se do vijnë investime nga jashtë miliarda euro që do na pasurojnë dhe punësojnë të gjithëve, kuptohet vetëm pasi kanë privatizuar perlat tona kombëtare. Aq më tepër kur përrallat me investime prej miliard eurosh kanë dalë bllof s në rastin e projektit Marina Durrës ku u tha se do investoheshin 2.5 miliardë dollarë

10:03 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

30°c

KËMBIMI EURO

95.24

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI