Flash

Protesta te MAS, gjyshi i Martinit: U dogjëm ne, të mos digjen dhe të tjerët

Lapsi.al 25 November 2024
Protesta te MAS, gjyshi i Martinit: U dogjëm ne, të mos digjen dhe

Qindra qytetarë kanë dalë sot në protestë pas vrasjes së 14-vjeçarit Martin Cani nga shoku i shkollës, bashkëmoshatar i tij, i mituri me inicialet M.P.

Prezent në protestë është edhe gjyshi i 14-vjeçarit, i cili u shpreh se humbja e Martini është shumë e madhe, ndërsa bëri thirrje për drejtësi.

Ndër të tjera ai iu drejtua qytetarëve duke u thënë “U dogjëm ne, të mos digjen dhe të tjerët”.

"Ka qenë një humbje shumë e madhe që nuk po e përballojmë. Kërkoj që të vendoset drejtësia. Ka qenë fëmijë shembullor në shoqëri. Ne u dogjëm, mos të digjen edhe të tjerë. Do ta ndjek këtë çështje, ashtu siç ra Martini do të bie edhe unë.", tha gjyshi i 14-vjeçarit.

Të këshilluara

ide

MOTI TIRANA

14°c

KËMBIMI EURO

91.00

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI