Flash

Zbulohet raporti "konfidencial"/ Kush i nxiti protestat në Shqipëri

Një raport i shpërndarë nga qeveria shqiptare dhe i përpiluar nga kompania amerikane Blackbird AI - i cili hartëzon narrativat kundër projektit të Jared Kushner në Zvërnec dhe amplifikimin e tyre në rrjetet sociale, arrin në përfundimin se pakënaqësitë që ushqejnë protestën popullore kundër establishmentit janë të sinqerta.

18:28

Mediat amerikane: Donald Trump po planifikon të largojë transgjinorët nga ushtria

Lapsi.al 25 November 2024
Mediat amerikane: Donald Trump po planifikon të largojë

Presidenti i zgjedhur i SHBA-së, Donald Trump po planifikon të nënshkruajë një urdhër ekzekutiv menjëherë pas marrjes së detyrës që do t’i ndalojë transgjinorët të shërbejnë në forcat e armatosura amerikane.

“The Telegraph” shkruan se Donald Trump do të përdorë një urdhër ekzekutiv për të realizuar këtë lëvizje, dhe ajo mund të ndodhë që ditën e parë të ardhjes së tij në detyrë.

Gjatë mandatit të tij të parë, Trump ndaloi që personat transgjinorë të bashkoheshin me ushtrinë amerikane, por ata që ishin tashmë në detyrë u lejuan të mbajnë pozitat e tyre. Ky ndalim u anuluar nga Joe Biden.

Sipas propozimeve të reja të raportuara, personat transgjinorë do të ndalohen gjithashtu të bashkohen me ushtrinë.

“Këta njerëz do të detyrohen të largohen në një kohë kur ushtria nuk mund të rekrutojë mjaftueshëm ushtarë,” tha një burim i njohur me planet e Trump. “Vetëm Trupa e Marinës po arrin objektivat e saj për rekrutimin dhe disa nga ata që do të preken janë në pozita shumë të larta.”

Ky vendim ngre shqetësime serioze për gatishmërinë e forcave të armatosura. Sot, rreth 15,000 persona transgjinorë shërbejnë në forcat e armatosura të SHBA-së, duke mbajtur poste dhe specialitete kritike, raporton Times. Kritikët e vendimit thonë se heqja e tyre do të shtojë presion të mëtejshëm ndaj forcave të armatosura, të cilat tashmë po përballen me mungesa serioze rekrutimi.

Vetëm vitin e kaluar, forcat e armatosura nuk arritën të plotësonin 41,000 pozicione të regjistruara dhe procesi i zëvendësimit të ushtarëve të aftë mund të zgjasë dekada dhe të kushtojë miliarda dollarë.

Rachel Brannaman, drejtore e Shoqatës Moderne Ushtarake të Amerikës, vuri në dukje se “largimi i 15,000 personave nga personelit do të minonte gatishmërinë ushtarake, do të përkeqësonte krizën e rekrutimit dhe do të dërgonte një mesazh të rrezikshëm dobësie për armiqtë e SHBA. Do të kishte një kosto të konsiderueshme financiare, si dhe një humbje të përvojës dhe drejtuesve që mund të kërkohen 20 vjet dhe miliarda dollarë për t’u zëvendësuar.”

Rreth 2,200 ushtarë ishin diagnostikuar me disfori gjinore kur ndalimi i mëparshëm u hoq, por politikat e privatësisë bëjnë që numri i saktë i personelit ushtarak transgjinor të mos dihet, sipas Pentagonit.

Vendimi jo vetëm që pritet të provokojë reagime sociale, por edhe sfida ligjore, pasi grupet e të drejtave civile përgatiten të kundërshtojnë politikën e re të Trump.

Të këshilluara

ide

Një antihero i dëshpëruar i Homerit

Kryeministri ka përdorur mitin antik të Odiseut që nuk joshet nga sirenat, për të përçuar mesazhin se ai do të vazhdojë përpara pa pyetur për protestuesit. Por nëse nuk do e kish njohur veprën e Homerit vetëm përmes ekranizimit, do të kish gjetur tek kjo metaforë gjurmët e një autokrati

16:50 Andi Bushati

Fillimi i fundit të pushtetit të Ramës

Fillimi i fundit mund të jetë mu ky moment, kur piqet bindja e rrëzimit të një kryeministri a qeverie a rendi - pra të një lloj bindjeje se gjërat nuk do të kthehen aty ku ishin para se të fillonte protesta

09:47 Veton Surroi

MOTI TIRANA

28°c

KËMBIMI EURO

94.48

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI