Flash

DW: Situatë e tmerrshme për gratë dhe fëmijët afganë

Lapsi.al 25 November 2024
DW: Situatë e tmerrshme për gratë dhe fëmijët

Prej ardhjes së talebanëve në pushtet në gusht 2021, Afganistani ka qenë në një krizë të thellë humanitare dhe ekonomike. Vendet që ishin të përfshirë ushtarakisht në Afganistan kanë një detyrim moral për të ndihmuar në rindërtimin e vendit, bazuar në Marrëveshjen e Dohas, tha Shir Mohammad Abbas Stanekzai më 18 nëntor në Kabul.

Stanekzai është zëvendësministër i Jashtëm i talebanëve për çështjet politike. Ai u bëri thirrje Kombeve të Bashkuara dhe organizatave ndërkombëtare joqeveritare që të mbështesin Afganistanin me ndihma teknike, iniciativa për zhvillimin ekonomik dhe përmes bashkëpunimit bujqësor.

"Një kërkesë shpëtimi prej 800 milionë dollarësh"

Talebanët shpresojnë të fitojnë më shumë mbështetje me pjesëmarrjen në forume ndërkombëtare, siç është konferenca e fundit e OKB-së për klimën. Sipas Graeme Smith, një ekspert i Afganistanit në Grupin Ndërkombëtar të Krizave, para ardhjes së talebanëve në pushtet, vendi merrte rreth 800 milionë dollarë financim vetëm për klimën nga Fondi i Gjelbër Klimatik (GCF), Fondi Global i Mjedisit dhe Fondi Përshtatja.

Fondet fillimisht ishin të destinuara për energjinë e rinovueshme dhe projektet e përshtatjes ndaj ndryshimeve klimatike. Me ardhjen e talebanëve në pushtet, mbetet e paqartë nëse projekte të tilla mund të zbatohen në rrethanat e reja.

Bashkësia ndërkombëtare ende nuk e njeh qeverinë afgane të udhëhequr nga talebanët. Sepse talebanët nuk kanë përmbushur detyrimet e tyre sipas Marrëveshjes së Dohas 2020, veçanërisht në lidhje me të drejtat e grave.

Shtypja në emër të Islamit

"Talebanët pretendojnë se janë përfaqësues të kulturës dhefesëafgane. Por në realitet ata janë një grup i vogël njerëzish që nuk përfaqësojnë as vendin e tyre dhe as të gjithë zërat në këtë vend," tha fituesja e Çmimit Nobel për Paqe, Malala Yousafzai në një intervistë për Deutsche Welle. Malala, e cila u qëllua në kokë nga talebanët në moshën 15-vjeçare, që nga shërimi i saj ka bërë fushatë për të drejtën e shkollimit, veçanërisht për vajzat. "Islami nuk e ndalon një vajzë të studiojë. Islami nuk e ndalon një grua të punojë", theksoi Malala. Ajo u bëri thirrje vendeve myslimane dhe liderëve fetarë që të marrin një qëndrim të qartë kundër talebanëve.

Pas ardhjes në pushtet në verën e vitit 2021, talebanët filluan të shtypin sistematikisht gratë dhe vajzat nga jeta publike. Ato janë të përjashtuar nga institucionet arsimore dhe tregu i punës. Liritë e tyre janë kufizuar shumë.

"Jam e lumtur kur mund të punoj dhe të fitoj para. Nuk më lejohet më të shkoj në shkollë", thotë Mehrsana, një vajzë nga provinca e Heratit, e cila punon në një fermë. Në fermën ku punojnë vetëm gratë, ato lejohen të punojnë vetëm një muaj në vit. Ato nuk mund të punojnë tërë kohën.

Të miturit si ajo janë ndër viktimat kryesore të situatës katastrofike ekonomike. Kriza humanitare përkeqësohet çdo muaj. Pak para fillimit të dimrit, Federata e Shoqatave të Kryqit të Kuq dhe Gjysmëhënës së Kuqe (IFRC) paralajmëroi urgjentisht për pasojat e kequshqyerjes akute të fëmijëve. "Nivelet e kequshqyerjes në vendin tonë janë tronditëse," tha Mohammad Nabi Burhan, sekretari i përgjithshëm i Shoqatës së Gjysmëhënës së Kuqe afgane, në tetor.

Afganistani është një nga vendet më të varfra në botë dhe është shumë i varur nga ndihmat. Në vitin 2020, produkti i brendshëm bruto (GDP) ishte gati 20 miliardë dollarë, nga të cilat gati gjysma erdhi nga ndihma e huaj. Pas ardhjes së talebanëve, janë zvogëluar ndihmat dhe është përkeqësuar gjendja për miliona gra, fëmijë dhe familje./ DW

Të këshilluara

Aksident në autostradën Durrës-Tiranë

Një aksident ka ndodhur në autostradën Durrës-Tiranë ku një automjet që po lëvizte me shpejtësi të madhe, ka dalë nga rruga për të përfunduar në kanalin e ujëra...

08:43

Këmbimi valutor, 25 nëntor 2024

Në tregun e këmbimit valutor shqiptar sot një dollar do blihet me 93.2 lekë dhe do shitet me 94.5 lekë. Ndërkohë euro do blihet me 97.9 lekë dhe do shitet me 98...

08:24

Aksident i trefishtë në aksin Lezhë-Milot

Një aksident i trefishtë ka ndodhur mesiditën e kësaj të diele në aksin rrugor Lezhë-Milot. Nga i nformacionet paraprake raportohet për 3 persona të lënduar....

14:34

ide

Si të shndërrohet protesta në lëvizje

Mungesa në shoqërinë shqiptare e një lëvizje shpërndërruese për sistemin politik dhe kulturor të këtyre 35 vjetëve, neoliberal neokolonialisht: ky është problemi më i madh që kemi

10:06 Rudian Zekthi

Një antihero i dëshpëruar i Homerit

Kryeministri ka përdorur mitin antik të Odiseut që nuk joshet nga sirenat, për të përçuar mesazhin se ai do të vazhdojë përpara pa pyetur për protestuesit. Por nëse nuk do e kish njohur veprën e Homerit vetëm përmes ekranizimit, do të kish gjetur tek kjo metaforë gjurmët e një autokrati

16:50 Andi Bushati

MOTI TIRANA

35°c

KËMBIMI EURO

94.30

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI