Flash

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

Dosja "Partizani", sot seanca paraprake për Berishën

Lapsi.al 25 November 2024
Dosja "Partizani", sot seanca paraprake për Berishën

Në GJKKO do të zhvillohet sot seanca paraprake për kreun e Partisë Demokratike Sali Berisha, dhëndrin e tij Jamarbër Malltezi dhe 3 të akuzuarit e tjerë të dosjes së kompleksit “Partizani”. Vendimi për kalimin ose jo për gjykim të dosjes do të shqyrtohet sot në GJKKO nga gjyqtarja Flojera Davidhi.

Më 24 tetor gjyqtarja Davidhi, pranoi kërkesën e mbrojtjes për ta shtyrë shqyrtimin me qëllim që t'i jepej kohë palës mbrojtëse për tu njohur me aktet. Megjithatë nuk dihet nëse do të jetë i pranishëm apo jo në ketë seancë vetë Berisha.

Ky i fundit është marrë i pandehur nën akuzën e korrupsionit pasiv pasi dyshohet se ka ndërmarrë veprime konkrete në miratim ligjesh dhe aktesh nënligjore, për t’i përshtatur sipas nevojave të pesë familjeve pronare në kompleksin sportiv Partizani, ku përfitues, sipas akuzës, ishte edhe dhëndrri i tij, Jamarbër Malltezi. Nga ana tjetër, Malltezi akuzohet për korrupsioni pasiv, kryer në bashkëpunim.

Po ashtu për kë dosje, biznesmeni Fatmir Bektashi akuzohet për korrupsion aktiv, Xhimi Begeja, trashëgimtar i tokës dhe bashkëpronar i “Homeplan” për pastrim parash, ndërsa Andia Pustina, financierja që dyshohet se kreu të gjitha operacionet financiare e ligjore të “Homeplan”, po ashtu është në akuzë për pastrim parash.

Të këshilluara

Këmbimi valutor, 25 nëntor 2024

Në tregun e këmbimit valutor shqiptar sot një dollar do blihet me 93.2 lekë dhe do shitet me 94.5 lekë. Ndërkohë euro do blihet me 97.9 lekë dhe do shitet me 98...

08:24

Aksident i trefishtë në aksin Lezhë-Milot

Një aksident i trefishtë ka ndodhur mesiditën e kësaj të diele në aksin rrugor Lezhë-Milot. Nga i nformacionet paraprake raportohet për 3 persona të lënduar....

14:34

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

17°c

KËMBIMI EURO

91.00

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI